Flash

Juventus humb përsëri kapitenin: lojtari dëmtohet në stërvitjen në Kiev para Champions

Lapsi.al 1 December 2020
Juventus humb përsëri kapitenin: lojtari dëmtohet në

Nuk ka paqe për Chiellinin. Në vigjilje të sfidës së Champions League kundër Dinamo Kiev, kapiteni i Juventus është ndalur në përfundim të stërvitjes së fundit para ndeshjes, që kishte kryer bashkë me skuadrën: problem në kofshën e djathtë. Chiellini sapo ishte rikuperuar nga lëndimi i bicepsit femoral në kofshën e majtë (para Lazio-Juve) e ishte destinuar të kthehej në listën e të grumbulluarve të Pirlos. E ndërkohë ka ardhur një tjetër dëmtim. Lajmi i mirë për bardhezinjtë është se në dispozicion është sërisht Demiral, që vjen nga një zgjatje e muskulit ileopsoas të djathtë (në vigjilje të ndeshje kundër Ferencvaros në 24 nëntor). Mungon Gigi Buffon: portieri bardhezi vazhdon të ndjejë shqetësime muskulare.

Demiral sidoqoftë vështirë se do të zbresë në fushë kundër Dinamos. Më e lehtë të parashikohet rikthimi i tij në derbin e të shtunës kundër Torinos, kur të ketë disa ditë stërvitje në këmbë. Bonucci, që ishte dëmtuar gjatë pauzës së kombëtareve për një problem muskular e ishte kthyer në dispozicion të teknikut për ndeshjen e të shtunës në kampionat kundër Beneventos (90' në pankinë), duhet të jetë titullar në krah të De Ligt.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI