Flash

Fishekzjarre zhurmë e kanaçe Coca Cola në 4 të mëngjesit, tifozët e Gladbach hakmerren për 49 vjet më parë

Lapsi.al 1 December 2020
Fishekzjarre zhurmë e kanaçe Coca Cola në 4 të

Vigjlje e trazuar e Champions në shtëpinë e Inter. Skqadra e Contes është zgjuar në orën 4 të mëngjesit të sotëm nga një grup tifozësh të Borussia Moenchengladbach, që janë mbledhur para hotelit të zikaltërve e kanë nisur të ndricojnë zonën me një seri fishekzjarresh të stilit Viti i Ri, që zgjatën për rreth 5' minuta. Një befasi që natyrisht i ka prishur gjumin Lukakut e të tjerëve.

Në hyrje të hoteli u vendos gjithashtu e më pas u hoq një parrullë që shkrunte "Mos harro Inter, gjërat shkojnë më mirë me një Coca". Gjithnjë para hotelit tifozët e Borussias kanë hedhur edhe një numër të madh kanacesh bosh Coca Cola. Referimi është për ndeshjen historike të 49 viteve më parë, kur Inter mori të drejtën të riluante (në Berlin, përfundoi 0-0) një ndeshjen me Borussian të humbur 7-1 pasi sulmuesi Roberto Boninsegna u godit pikërisht nga një kanace Coca Cola e hedhur nga tribuna.

Kundër gjermanëve, Inter luan shansin e fundit për të rikapur trenin për kualifikimin në 1/8 e Champions. Skuadra e Conte pas 4 raudnesh është e fundit me 2 pikë në grupin B, -6 nga Gladbach, e -5 nga Real Madrid e -2 nga Shakhtar Donetsk. Duhet të fitojë me cdo kusht dy ndeshjet e fundit (e mbyll në San Siro me ukrainasit) e të shpresojë se Real do ti fitojë të dyja, do ti humbasë të dyja, ose të paktën të mundë Borussian.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI