Flash

Dede, drejt derbit me Partizanin në 'pikë të hallit': precedenti i sezonit të kaluar mban me shpresë bardheblutë

Lapsi.al 1 December 2020
Dede, drejt derbit me Partizanin në 'pikë të hallit':

Dy pikë në tre ndeshje, nuk është ekzaktësisht ajo që kishin në mend drejtuesit e Tiranës kur shkarkuan nga detyra Emmanuel Egbo, por gjërat jo vetëm nuk u përmirësuan, por përkundrazi u përkeqësuan me lëvizjen në pankinë. Nuk flitet këtu për cështje taktike, por për rezultate në të cilat Nevil Deden e kanë kondicionuar jo pak mungesat e titullarëve të rëndësishëm, trauma e shkaktuar nga eleiminimi në Kupë nga Korabi, pas së cilës mori drejtimin e bardhebluve e një calendar që nuk po i jep paqe.

Asnjë fitore deri tani, me skuadrën që tregon limite të mëdha në të gjitha repartet e që shkon drejt derbit kryeqytetas në mënyrën më të pamenduar. Kampionët në fuqi, nuk fitojnë prej 5 ndeshjesh mes kampionatit e Kupës dhe të premten do të gjejnë përballë një skuadër kryesuese, pa llogaritur 5 pikët e diferencës mes dy formacioneve të kryeqytetit. Tek Tirana pasi kanë mirëpritur Torassën pas dëmtimit, do të kenë në dispozicion me shumë mundësi edhe Tosevskin, që do të jetë vendimtar në një përballje të vështirë me kualitetet e të kuqve në krahun e djathtë, por në mesfushë mos rikuperimi i Celhakës mund të kërkojë një tjetër sforco të Najdosvkit në mesfushë.

Nuk është atmosfera ideale për të shkuar në një ndërqytetase, sidomos pot ë shohësh mënyrën e barazimit në dy ndeshjet e fundit, apo shthurjet defensive në humbjen me Vllazninë, por Dede shpreson që bardhebluve ti ndodhë njësoj si një vit më parë, kur pikërisht derbi me Partizanin ndryshoi rrjedhën e sezonit, duke e katapultuar skuadrën me një seri imrpesionuese rezultatesh nga mbijetesa drejt titullit të 25 herë kampion. Ndonjëherë gjërat edhe përsëriten e Dede me fjalët ‘jemi gati për derbin’ ndoshta i referohet pikërisht kësaj…

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI