— Mercedes-AMG PETRONAS F1 Team (@MercedesAMGF1) December 1, 2020Zëvendësuesi do të komunikohet në orët e ardhshme nga Mercedes: Vandoorne është favoriti, duke qenë piloti i tretë, por sot ëhstë i impenjuar në Valencia në testet e Formula E. Garë kundër kohës për të, përndryshe është gati Esteban Gutierrez piloti që zhvillon simulatorin e Mercedes. Janë rritur kuotat edhe të George Russell që mund të merret nga Williams. HAMILTON: "MË VJEN KEQ QË NUK GAROJ DOT" "Më vjen keq sepse këtë fundjavë nuk mund të garoj. Nga fillimi i vitit kam qenë gjithnjë i kujdesshëm e kam marrë të gjitha masat, por fatkeqësisht kam rezultuar pozitiv. Nuk kam shumë simtoma e jam mirë: kini kujdes", ka qenë mesazhi i Hamilton në rrjetet sociale.
— Lewis Hamilton (@LewisHamilton) December 1, 2020