Flash

75 milionë dollarë e një tank: luftë për trashëgiminë e Maradonës, 'mbijnë' gjashtë fëmijë të tjerë

Lapsi.al 1 December 2020
75 milionë dollarë e një tank: luftë për

Ndërsa në Argjentinë vazhdojnë hetimet për të qartësuar shkakun e vdekjes së Diego Armando Maradona, ajo që trazon familjen është trashëgimia e Pibe de Oro e si duhet të ndahen mes shumë fëmijëve. Sipas asaj që referon e përditshmja spanjolle Marca që citon një gazetar argjentinas shumë pranë 'Diez', për momentin trashëgimia duhet të jetë rreth 75 milionë dollarë mes shtëpive të shpërndara në të gjithë botën, sponsorizimeve (ajo historike me Puma e me dy kompani të videolojërave), investimeve të ndryshme në Venezuelë e Itali, e të tjera pasuri të lëna në Dubai (shtëpi e makina luksi) e në Bjellorusi (një unazë e cmuar e deri një tank).

Si është e ditur Maradona ka pesë fëmijë të njohur: Dalma e Gianinna (që i ka patur me Claudia Villafane, e vetmja ish-grua e ligjshme); Jana (nga raporti me Valeria Sabalain); Diego Junior (i biri i Cristina Sinagra njohur në 2007); e Diego Fernando, i biri i Verónica Ojeda. Por janë të paktën gjashtë fëmijë të Maradonës që kërkojnë të njihen: një në La Plata, Santiago Lara; një tjetër në Buenos Aires; e të paktën katër në Kubë.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI