Flash

Berisha shtrohet me urgjencë në klinikë: Spal mban të fshehur gjendjen në ditën e pestë të infektimit

Lapsi.al 2 December 2020
Berisha shtrohet me urgjencë në klinikë: Spal mban të
Nuk është periudhë e mirë për lojtarët e kombëtares së Shqipërisë. Kuqezinjtë nuk iu gëzuar dot tamponit negativ të Elseid Hysaj, që ishte i karantinuar në vendin tonë duke qenë se rezultoi i infektuar gjatë grumbullimit me kombëtaren, se një lajm që ka ardhur nga përtej Adriatikut ka shqetësuar gjithyë ambjentin e kombëtares. Portieri Etrit Berisha është dërguar në orët e fundit në klinikë. 31 vjecari ishte infektuar nga koronavirusi në datën 27 nëntor, por sic duket gjendja është përkeqësuar, edhe pse klubi italian nuk jep detaje, vec faktit se portieri është dërguar në klinikën e Konas. “Duke parë se është infektuar me ‘COVID’ në 27 nëntor, SPAL-i njofton se në orët e fundit portieri Etrit Berisha është pranuar në departamentin e specializuar të spitalit të Konas për analiza të mëtejshme”, shkruhet në njoftimin e SPAL-it. Në anën tjetër, Hysaj, i infektuar me koronavirus që prej 17 nëntorit, një ditë para se Shqipëria të luante ndeshjen e fundit në Ligën e Kombeve kundër Bjellorusisë ka rezultuar negativ në tamponin e fundit të kryer një ditë më parë dhe më në fund mund të niset në Itali, ku në Napoli do ti nënshtrohet një tjetër tamponi, përpara se të bëjë edhe testin e aftësisë sportive. Napoli rikuperon dy mbrojtës, në fakt, sepse edhe Rrahmani është negativ: “Rrahmani rezultoi negativ për COVID-19 në tamponin e fundit. Ai përfundoi vizitat në klinikën ‘Pineta Grande’ me doktor Elpidio Pecelan dhe mbështetjen e mjekut Di Pako. Rrahmani do t’i kthehet stërvitjes nesër”, shkruhet në njoftimin e Napolit.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI