Flash

Ronaldo kthehet e kërkon rekordin: një gol ndaj Dinamos për tu futur në mit

Lapsi.al 2 December 2020
Ronaldo kthehet e kërkon rekordin: një gol ndaj Dinamos për tu

“E dimë cafrë duhet të bëjmë” kjo është ajo që ka thënë Andrea Pirlo në vigjilje të raundit të parafundit të Champions League në të cilën Juventus, që është i kualifikuar, do të presë Dinamo Kiev në Allianz Stadium. Ai që e ka fare të qartë se cfarë duhet të bëjë është Cristiano Ronaldo, që kundër ukrainasve kthehet mes titullarëve pas pushimit në Benevento. Bardhezinjtë kanë tashmë në dispozicion për kompeticionin në të cilin portugezi është Mbreti i padiskutueshëm duke qenë se është lojtari që ka shënuar numrin më të madh të golave (131).

Në lidhje me rekordin, ajo kundër skuadrës së Lucescut mund të jetë një ndeshje historike për CR7, që do të zbresë në fushë duke e ditur se është vetëm një gol larg kuotës 750 në karrierë mes klubeve e kombëtares (me Portugalinë golat janë 101, rekord europian, përpara tij është vetëm Ali Daei që ka shënuar 109 me fanellën e Iran).

Pasi kaloi Puskas duke shënuar në 6-0 kundër Andorras me fanellën e luzitanëve, CR7 ndjek me atë të Juventus shifrën jubilare e vë në shënjestër të madhin Pelé, i treti shënues më i mirë i të gjithë kohëve me 767 gola, pas Romarios (772) e Josef ‘Pepi’ Bican (805), shënuesi më i madh i historisë e i vetmi lojtar në botë që ka luajtur e shënuar me tre kombëtare të ndryshme.

Një arritje për të cilën, duke ditur dëshirën për rekorde të portugezit, Ronaldo e kërkon me ngulm dhe Dinamo Kiev duket kundërshtari i duhur për tia arritur qëllimit. 750 gola në karrierë, i pari nga të cilët shënuar në 7 tetor në 2002 kundër Moreirense me fanellën e Sporting Lisbona. 14 tetori 2019 është ndërkohë data e golit numër 700, rreth një vit diellor për të shënuar 50 herë, si tregues që edhe pse koha kalon fiziku dhe dëshira e tij për fitore mbeten të paprekur. E ndeshja e kësaj mbrëmje është rasti ideal për tu futur në mit.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI