Flash

Video/ Basaksehir eleminohet nga Champions në të 92: fiton Leipzig, Krasnodar në Europa League

Lapsi.al 2 December 2020
Video/ Basaksehir eleminohet nga Champions në të 92: fiton Leipzig,

Në një ndeshje spektakolare Leipzig mopsht Basaksehir 4-3 e eleminon turqit nga Champions. Nuk i ka shërbyer për asgjë skuadrës së Buruk tregolëshi i Irfan Kahveci. Në grupin E, Krasnodar merr vendin e tretë me 1-0 e fiksuar ndaj Rennes e vazhdon rrugëtimin në Europa League.

BASAKSEHIR-LIPSIA 3-4

Në të 92' goli i Sorloth venit tregolëshin e Kahveci, që në mënyrë të pabesueshme kishte rikuperuar rezultatin ndaj Leipzig në pjesën e dytë. Skuadra e Nagelsmann në të 43' e sheh vetën në 2-0 me golat e Poulsen e Mukiele, por Kahveci rihap gjithcka në shtesën e pjesës së parë. Në të dytën Dani Olmo duket se mbylli historinë e ndeshjes me golin e tretë, por numri 17 është i fundit që heq dorë nga sfida dhe barazon rezultatin fillimit me një goditje të fuqishme me të majtën nga distanca e pastaj me një goditje dënimi milimetrike. Sorloth, në shtesë vuri pikën mbi ndeshje. Basaksehir, i eleminuar, mund të shpresojë akoma për një vend në Europa League.

KRASNODAR-RENNES 1-0

Dy skuadrave, që ishin të eleminuara nga Champions, i nevojitej një fitore për vazhduar rrugëtimin në Europë. Ai që ia ka dalë është Krasnodar, me një gol të Berg në të 71', që i dërgon rusët në 1/16 e Europa League. Asgjë për të bërë për M'baye Niang, që u fut në fushë në pjesën e dytë pa mundur dot të ndryshojë daljen e francezëve zyrtarisht nga Europa.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI