Flash

Djali i Maradonës nuk e ka kaluar tronditjen: "Nuk e pranoj që ka vdekur, do shkoj ta përqafoj"

Lapsi.al 2 December 2020
Djali i Maradonës nuk e ka kaluar tronditjen: "Nuk e pranoj që ka

"Nuk mund ta pranoj. Kishte ende shumë vite për tu zbavitur me familjen. Është dicka që nuk e di nëse do ta pranoj ndonjëherë. E humba kaq të ri...". Këto janë fjalët e Diego Armando Maradona Jr, i biri i Pibe de Oro e Cristiana Sinagra, gjatë një interviste për Marca, ku tregon hapur se nuk po gjen paqe për ndarjen nga jeta të të atit në moshën 60 vjecare.

Duke qenë se vjen nga pozitiviteti me koronavirus, Diego Jr nuk arriti të jetë prezent në funeralin e të atit në Buenos Aires. "Jam në duart e doktorëve. Sapo të mundem, dua të marr avionin, të shkoj në Argjentinë e ti jap një përqafim, edhe pse nuk do të jetë si kam dashur gjithnjë. Se do të jetë nesër, pas një jave ose dy, nuk ndryshon asgjë sepse im atë, fatkeqësisht, nuk është më", shtoi ai. "Kjo pandemi i ka goditur të gjithë, edhe atë. E ndjeva të trishtuar kohët e fundit, por nuk e kisha menduar kurrë më të keqen. E dinim të gjithë si ishte, por jemi munduar gjithnjë ti japim zemër", përfundoi ai.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI