Flash

"Lajme të mira. Fola me doktorët e mi": Haaland inkurajon Dortmund, pas dëmtimit të parë në karrierë

Lapsi.al 3 December 2020
"Lajme të mira. Fola me doktorët e mi": Haaland inkurajon
Ishte mungesa e madhe në sfidën e Champions League kundër Lazios, për shkak të një problemi në tendinën e gjurit. Erling Braut Haaland mund të kthehet në fushë megjithatë përpara janarit 2021, ashtu si ishte frikësuar në momentin e parë tekniku i Borussia Dortmund, Lucien Favre. Sulmuesi norvegjez 20 vjecar ka dashur të qetësojë të gjithë përmes një postimi në Twitter. "Lajme të mira. Fola me doktorët e mi. Kthehem shpejt". Ky është dëmtimi i parë i një farë rëndësie për Golden Boy të futbollit europian, një nga sulmuesit më të fortë e të kërkuar në arenën ndërkombëtare. Një mungesë që megjithatë mund të përfundojë më shpejt se parashikohej, për lumturinë e Favre e të tifozëve të Dortmund. Impakti i 20 vjecarit norvegjez në Bundesligë ka qenë impresionues dhe verdhezinjtë nuk mund të mos jenë të varur nga Haaland, sic e dëshmojnë edhe numrat e norvegjezit: 17 gola në 14 ndeshje në këtë sezon për numrin 9, që në kampionatin gjerman ka shënuar 10 në 8 ndeshje e në Champions League ka realizuar 6 në 4 takime. POSTIMI I HAALAND

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI