Flash

E mendojnë të ikur nga Real, Zidane i telefonon Szoboszlai: "Eja menjëherë në Madrid"

Lapsi.al 5 December 2020
E mendojnë të ikur nga Real, Zidane i telefonon Szoboszlai: "Eja

"Nuk jam ndjerë kurrë i paprekshëm, as si lojtar e as si trajner, as si person". Zinedine Zidane, trajneri i Real Madrid është prezantuar kështu përpara sfidës së kampionatit kundër Sevilla, i ngacmuar me pozitën e tij në pankinën merengues, pas humbjes në Champions me Shakhtar. Por ndërkohë që francezin e mendojnë me një këmbë larg Madridit (dy humbje në tre ndeshjet e fundit në kampionat), gjërat mund të jenë krej ndryshe dhe e dëshmon një telefonatë që lidhet me merkaton, por që flet për të ardhmen.

Dominik Szoboszlai, 20 vjecari, fantazist-ala hungherez i Salzburgut, nuk është shprehur ende për preferencën e tij për të ardhmen. Të shumta janë klubet që e kërkojnë, por për ta bindur të përfundojë në Madrid ka lëvizur personalisht vetë Zinedine Zidane. Sipas asaj që bën të ditur "Bild", francezi e ka telefonuar lojtarin për ta bindur të zgjedhë Real që në merkaton e janarit.

Gjithnjë sipas asaj që bën të ditur media gjermane, lojtari është i interesuar për transferimin në një klub prestigjioz si Real, edhe pse ka tratativa të avancuara mes Salzburg e Leipzig, klube që administrohen nga e njëjta pronësi. Ka ndodhur edhe në të kaluarën, kalimi i lojtarëve mes dy klubeve, si në rastin e Naby Keita, Sabitzer ose Upamecano. E megjithatë, fjala e fundit i përket hungarezit të ri.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI