Flash

U përlotën e i organizuan funeralin: ish-gruaja e të bijat e Maradonës janë përjashtuar në testament

Lapsi.al 5 December 2020
U përlotën e i organizuan funeralin: ish-gruaja e të bijat e

Që beteja në lidhje me testamentin e Diego Armando Maradonës do të ishte vecanërisht e fortë dhe pa asnjë goditje të ndaluar, ishte e parashikueshme. Por tani po dalin edhe detaje flagrante. Sipas "El Clarin, ish-kampioni argjentinas ka përjashtuar nga vullneti i fundit si ish-gruan ashtu dhe dy vajzat nga lidhja e tyre: Dalma e Giannina.

Maradona kishte zbuluar një gropë prej 6 milionë dollarësh e zhdukjen e 458 sendeve me vlerë të mbledhura gjatë karrierës së tij dhe akuzoi ish-gruan e tij, e cila në atë kohë ishte kujdestari i tij ligjor. Pas dy vendimesh, me rezultat të kundërt, mosmarrëveshja e ndalon Claudian të përfitojë nga pjesa e trashëgimisë që do t'i takonte asaj. Gjithashtu, sipas thashethemeve që vijnë nga Argjentina, Diego e ka rishikuar testamentin e tij disa vjet më parë, duke përjashtuar, përveç ish-gruas së tij, edhe vajzat e tij Dalma dhe Giannina, të cilat kanë njoftuar betejë ligjore kundër rrethit magjik që, në vitet e fundit, ka menaxhuar të gjitha aktivitetet i numrit 10 më të famshëm në botë. Sigurisht që do të jetë një luftë afatgjatë.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI