Flash

Video/ Tris fitoresh për Inter, provokimi nuk i bën punë Mihajlovic: derbi i Torinos 'vishet' bardhezi

Lapsi.al 5 December 2020
Video/ Tris fitoresh për Inter, provokimi nuk i bën punë

Inter mposhti 3-1 Bolonjën në ndeshjen e mbrëmjes për javën e 10 të Serie A, duke vënë nën presion kryesuesit e Milan. Zikaltrit e Contes morën avantazhin në të 16' me golin e të zakonshmit Lukaku, që u imponua me fizikun e tij ndaj Tomiyasu. Pastaj u ekzaltua Hakimi, që para pushimit finalizoi një asist të Brozovic e në të 70' fiku me një aksion personal shpresat e rikuperimit të Bolonjës, në gol me Vignato në të 67'. Fiton me përmbysje në derbi Juventus, që ndizet vetëm në pjesën e dytë, pasi pa të shënonte N'Koulou, me golat e McKennie e Bonucci.

Tre gola, tre pikë e fitorja e tretë radhazi në kampionat. Inter i Contes duket se ka gjetur rrugën e duhur pas disa lëkundjesh në fillim të kampionatit e me dy nga lojtarët imazh, si Lukaku e Hakimi, likuidoi Bolonjën me një 3-1 të pastër. Goli i pësuar nga Vignato në pjesën e dytë është njolla e vetme në një përfaqësim bindës të Inter, asnjëherë në vështirësi e për fraksione të gjata loje nën kontroll të ndeshjes, duke patur mendjen edhe në sfidën vendimtare në Champions League kundër Shakhtar.

ITALY - SERIE A

Spezia 1 - 2 Lazio

Juventus 2 - 1 Torino

Inter 3 - 1 Bologna

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI