Flash

I doli taktika në shtyp, por Mihajlovic kishte provokuar: "Po e gjeta spiunin do ta var në mur"

Lapsi.al 5 December 2020
I doli taktika në shtyp, por Mihajlovic kishte provokuar: "Po e gjeta

Sinisa Mihajlovic e kalon me batutë mënyrën se si do ta ndalonte Lukakun si lojtar: "Ai është më i shpejtë, më i madh e më i fortë se unë, ndoshta në një ring mund ta kisha ndalur, në një fushë futbolli ku nuk lejohen goditjet e ndaluara nuk mund të bëja asgjë". Kështu tekniku i Bologna ka përjetuar vigjiljen e ndeshjes me Inter: "Golat e pësuar nuk më kanë shqetësuar kurrë, ajo që dua është të shënoj një më shumë se kundërshtari, kjo është cështje mentaliteti, luaj gjithnjë për të fituar".

Pyetjes nëse Bologna do të ndryshojë sjellje në San Siro, tekniku kuqeblu jep një mesazh të qartë për dhomat e zhveshjes. "Kam provuar një mënyrë të re loje vetëm për të kuptuar kush flet me gazetarët, e bëra qëllimisht. Po hetoj e, nëse e gjej do ta var në mur, nuk e fus më në lojë. Unë nuk ndryshoj sjellje asnjëherë, e bëra vetëm për të kuptuar atë që doja, nuk ishte askush, vetëm ne e kështu që provova disa gjëra për të kuptuar kush flet me gazetarët. Sot doli gjithcka në shtyp, kur ta gjejë do ta ketë punën keq. Në gazeta mësohet gjithnjë si luan Bologna, në skuadrat e tjera nuk është kështu. Të jeni të sigurtë se nëse është, do ta gjej".

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI