Flash

"Kumbulla nuk është në formë": Fonseca ul në pankinë shqiptarin edhe kundër Sassuolos

Lapsi.al 6 December 2020
"Kumbulla nuk është në formë": Fonseca ul në

Pas humbjes me Napolin, Roma përgatitet të përballet me Sassuolon me probleme formacioni, sidomos në mbrojtje ku Fonseca duket se i ka zgjedhjet të detyruara. "Smalling e Veretout nuk do jenë të gatshëm për këtë ndeshje, nuk janë gati - shpjegoi tekniku portugez në prag të ndeshjes -. Fazio e Kumbulla kanë qenë të ndalur për një kohë të gjatë e nuk janë në gjendjen e tyre më të mirë fizike. Nuk e di ende nëse do të luajnë. Sassuolo është një skuadër shumë e fortë në ofensivë e synon kontrollin e ndeshjes - shtoi portugezi-. Do të jetë një ndeshje e vështirë, jeshilzinjtë janë në formë e kanë fituar 4 ndeshje në transfertë".

"Smalling sot është stërvitur me skuadrën, shpresojmë që javën e ardhshme të mund të kthehen të luajnë - tha Fonseca -. Për sa i përket Veretout, kam vendosur të mos e rrezikoj. Problemi në gju i Smalling shqetëson. Ka rinisur të stërvitet e është ndjerë mirë. Nuk mendoj se mund të përkeqësohet", shtoi ai.

Në fund një batutë edhe në lidhje me klasifikimin e ngjeshur: "Nuk më befason që e shoh kampionatin kështu. Janë shtatë apo tetë skuadra shumë të forta e nuk më surprizon që kampionati është shumë i ekuilibruar - përfundoi tekniku i Romës -. Sassuolo për shembull po luan vërtetë shumë mirë e meriton pa asnjë dyshim pozicionin që ka në klasifikim".

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI