Flash

Leonardo shigjeton Real Madrid për Mbappe dhe flet për ardhjen e Messi: "Nuk është momenti"

Lapsi.al 6 December 2020
Leonardo shigjeton Real Madrid për Mbappe dhe flet për ardhjen e

PSG i do të gjithë: të mbajë Neymar, të rinovojë me Mbappe e të marrë Messi. Gjatë një interviste për mikrofonët e Canal+, drejtori sportiv i Psg, Leonardo, ka folur për merkaton e klubit duke nisur nga mundësia për të sjellë nën Tour Eiffel, Lionel Messi: "Leo është një lojtar i Barcelonës. Kur prekin lojtarët tanë nuk jemi të kënaqur, atëherë nuk duhet të prekim edhe ne lojtarët e të tjerëve. Nuk është momenti për të menduar për merkaton. Jemi të kënaqur me atë që kemi bërë e me organikën që kemi. Nuk është momenti për të folur" tha drejtori i francezëve, duke shigjetuar Real Madrid që prej kohësh flet për blerjen e Mbappe, gjë që braziliani nuk i ka pëlqyer.

Pikërisht me mundësinë e largimit të sulmuesit francez, Leonardo ka qenë i qartë: "Rinovimi me Mbappé? Po flasim, palët kanë dëshirë të flasin e mendoj se kjo vlen edhe për vetë sulmuesin. Tani është momenti të kemi një ide më të qartë për të ardhmen, mendoj se kemi bërë hapa përpara në krahasim me 10-15 ditë më parë", përfundoi Leonardo.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI