Flash

Video/ Mbappé, 100 gola me Psg: “Një çlirim, po fillonte të më rëndonte”

Lapsi.al 6 December 2020
Video/ Mbappé, 100 gola me Psg: “Një çlirim, po
Kylian Mbappé festoi më në fund kuotën e 100 golave. Pas një periudhe shterpësie që zgjaste prej kohësh, ylli i Paris Saint-Germain ka arritur kufirin e rëndësishëm që, sic e pranon vetë sulmuesi, kishte filluar të rëndonte disi. Pas sfidës së fituar nga parisienët kundër Montpellier, sulmuesi ka folur për Canal +. “I dija statistikat e mia. Në disa ndeshje doja të shënoja golin e 100”, pranoi Mbappé. “Ky gol numër 100 nuk ishte i thjeshtë. Përkundrazi. Duhet të them se ishte një clirim. Të mbërrish në një kufi të tillë në një klub të madh si Psg, plot me lojtarë të mëdhenj, është me shumë vlerë. Kur firmosa këtu, nuk do ta mendoja kurrë se do të shënoja 100 gola kaq shpejt. Ishte një objektiv afat gjatë e ndërkohë…”. “Faleminderit shokëve të mi të skuadrës e shoqërisë për besimin që më kanë dhënë, si në të mirë ashtu edhe në të keqe. Faleminderit të gjithë atyre që punojnë për këtë skuadër. Mendoj e shpresoj të shënoj akoma e të jap shumë asist. E gjitha kjo do të vijë me kohën”. Me golin numër 100, Mbappé është bërë futbollisti i katërt që e arrin shifrën me PSG, bashkë me Dominique Rocheteau e pas Pauleta (109), Zlatan Ibrahimovic (156) e Edinson Cavani (200). Për të ardhmen, 20 vjecari është i qartë: “Të shënoj 200 gola me Psg? Kushedi, nuk do ta kisha besuar kurrë as të arrija 100! Duhet vetëm të mendoj për ndeshjen e ardhshme".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI