Flash

Barça, kurrë më keq prej 33 vitesh: ky është Messi më i dobët i historisë

Lapsi.al 6 December 2020
Barça, kurrë më keq prej 33 vitesh: ky është Messi

Një vend i shtatë i trishtë me 14 pikë në 10 ndeshje, me një bilanc prej 4 fitoresh, po aq humbje e 2 barazime. Për të rigjetur një fillim kampionati kaq të zbehtë, duhet kthyer pas në sezonin 1987-88. Ekzaktësisht 33 vjet më parë. Një administrim ai i Koeman, që do të ishte falimentim nëse Barcellona, në grupin e Champions, të mos ishte me pikë të plota. Të martën në Camp Nou mbërrin Juventus që mund të shpresojë në vendin e parë nëse arrin ti mundë blaugranat me 3 gola diferencën.

Një arritje që në këto kohë nuk duket e pamundur, sidomos duke patur parasysh se këtë herë, ndryshe nga ndeshja e humbur në Allianz Stadium nga bardhezinjtë, mund të zhvillohet sfida e shumëpritur brenda sfidës mes Ronaldos e Messi, Pikërisht Pleshti është ndër të akuzuarit. "Mundo Deportivo" i bën një analizë të pamëshirshme numrit të topave të humbur nga 10 argjentinas në këtë fillim sezoni. Me Cadiz janë 29, rekord personal. Me Real Madrid 26, me Alaves 27 e me Atletico Madrid 23.

Kjo nuk lidhet me pozicionin në fushë të kërkuar nga Koeman, problemi është që duket se ka humbur shumë në armën e tij më të mirë: driblingun. Për shumë është dicka që paguhet me moshën (edhe pse duket ende fëmijë është gjithnjë 33 vjec), për të tjerë është pasojë logjike e faktit se është i vetëm në shtëpi, një që mezi pret të largohet nga klubi.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI