Flash

Një Schumacher përsëri kampion në Formula: "Pata frikë mos nuk ia dilja dot"

Lapsi.al 6 December 2020
Një Schumacher përsëri kampion në Formula: "Pata

"Jam vërtetë shumë i emocionuar, duhet ndonjë ditë kohë që ta kuptoj që jam bërë kampion i kësaj kategorie. Jam vërtetë krenar që jam me këtë skuderi ku mësova shumë, i detyrohem shumë". Me këto fjalë Mick Schumacher, piloti gjerman i team Pramac, në përfundim të GP të Sakhir, ka shprehur emocionet e tij për titullin kampion në F2.

"Ky sezon ishte shumë i vështirë, të gjithë ishin në nivel të lartë drejtimi, insistova nga fillimi në fund, u mundova të përmirësohem së bashku me skuadrën e ky është motivi për të cilin arritëm të fitonim titullin. Kjo e sotmja nuk ishte një garë e madhe, por i detyrohem skuadrës për këtë kampionat", shtoi gjermani, djali i legjendarit Michael Schumacher.

"E di që të fitosh në këto kushte do të ishte sot shumë e vështirë, shumë agresiv në frenim dhe me këtë kompromentova gomat. Ilott kishte një ritëm të mirë dhe unë u mundova të mbaja timin për të vazhduar të shkoja përpara, por pastaj për mua ishte e pamundur të vazhdoja kështu me ato goma dhe vendosa të futesha në boks. Kisha frikë por në fund shkoi mirë dhe jam kampion", përfundoi Mick Schumacher.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI