Flash

Reina i merr portën Strakoshës: portieri shqiptar humbi fanellën e titullarit

Lapsi.al 6 December 2020
Reina i merr portën Strakoshës: portieri shqiptar humbi fanellën

Një lider i ri. Pepe Reinas iu desh fare pak për të mundur konkurencën e Strakoshës e për të rimarrë fanellën e titullarit. Me të në portë, Lazio ka fituar 13 pikë në pesë ndeshje të Serie A (i vetmi barazim me Juventus), duke ndryshua ritëm pas një fillim kampionati aspak të thjeshtë. Edhe kundër Spezias, ishte vendimtar me pritjet e tij, por mbi të gjitha me personalitetin e tij. Me të mbrojtja duket më e sigurtë, më e qetë. E pavarësisht se në fillim të sezonit titullari ishte portieri shqiptar, Inzaghi nuk mund të bënte tjetër vec të ndryshonte direktivat në fushë. Tani Lazio ka nevojë për Reinan, sidomos në arenën ndërkombëtare.

Për shkak të ndonjë problemi fizik në fillim e pozitivitetit ndaj Covid më pas, Strakosha, që nga qershori, ka gabuar në disa ndeshje të rëndësishme (mbi të gjitha Atalanta-Lazio pas lockdoën), duke humbur shumë të tjera. Reina përfitoi, por në shtëpinë bardhekaltër hierarkitë nuk janë përfundimtare. Inzaghi i cmon të dy portierët e tij e shpresa e klubit është që Strakosha të mësojë nga Reina e të përmirësojë pikat e tij të dobëta.

Shqiptari është kritikuar gjithnjë për mungesë kapaciteti për të komunikuar, përvec ndonjë pavendosmërie të tepërt në dalje. Edhe duke e vëzhguar Reinan portieri i kombëtares kuqezi mund të përmirësohet. 25 vjec, Strakosha është një pasuri e klubit, motiv për të cilin do të vazhdojë të besohet tek ai. Strakosha, si titullar, është portieri i dytë më fitues i historisë së klubit (pas Marchegianit) e se, në moshën e tij, askush në historinë e Lazios nuk ka patur prezencat e tij në kampionat e në arenën ndërkombëtare. Mund ta rimarrë fanellën e titullarit, duke mësuar nga Reina. E edhe Strakosha, me kohën, mund të bëhet një lider i ri. Ose përsëri një lider.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI