Flash

Real Madrid, mbërrijnë përforcimet për Zidane: katër rikuperime, përfshirë Sergio Ramos

Lapsi.al 7 December 2020
Real Madrid, mbërrijnë përforcimet për Zidane: katër

Grupi B është ndër më të ekuilibruarve të kësaj Champions League aq sa, me vetëm një ndeshje për të luajtur, duhet të japë të gjithë verdiktet. Jo vetëm Inter-Shakhtar Donetsk por edhe Real Madrid-Borussia Moenchengladbach do të jetë vendimtare, e në këtë këndvështrim vijnë lajme të mira për Zinedine Zidane. Blancos janë gati të ripërqafojnë katër lojtarë të shëruar nga dëmtimet, Sergio Ramos mbi të gjithë.

Kapiteni mungon që nga 18 tetori, kur u dëmtua me Spanjën në Nations League. Mbrojtësi kishte rikuperuar nga problemi në kofshën e djathtë por Zidane e kurseu në ndeshjet kundër Shakhtar e Sevilla për ta patur në formën më të mirë kundër gjermanëve të mërkurën në mbrëmje. Një injeksion teknike e lidershipi që do të ndihmojë gjithë skuadrën.

Duke qendruar në mbrojtje, në dispozicion tëe Zidane do të vihet edhe Dani Carvajal, që ishte dëmtuar në aduktorin e kofshës së djathtë në 27 nëntor. Dukej sikur do të mund të luante në derbin kundër Atletico Madrid të shtunën e ardhshme, por lojtari është mes të grumbulluarve për sfidën me M'Gladbach, edhe për ti dhënë mundësi pushimi Lucas Vazquez që sidoqoftë është adaptuar mirë me rolin kohët e fundit.

Në fund do të jenë edhe Alvaro Odriozola (është stërvitur me grupin gjithë javën pas dëmtimit në pulpën e majtë) e Luka Jovic (ka kaluar Covid-19), alternativa të titullarëve. Por, në një moment delikat si ky, Zidane do të jetë shumë i kënaqur të ketë sa më shumë zgjedhje.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI