Flash

Video/ “E bën qëllimisht ti dëmtojë, rrezikon ti thyejë qafën rivalëve”: Harry Kane fundoset për stilin e tij të lojës

Lapsi.al 7 December 2020
Video/ “E bën qëllimisht ti dëmtojë, rrezikon ti
Harry Kane e bën përsëri e këtë herë rrezikon shumë. Në realitet ai që mund ta kishte pësuar më keq ishte Gabriel, futbollisti i Arsenal. Në derbin e Londrës mes Tottenham e Gunners, qendërsulmuesi i Spurs ishte protagonist i një prove vërtetë unike, edhe për shkak të një goli, që i coi shifrat në 2-0. Mëkat që pasditja e Kane është njollosur nga ajo që në rrjetet sociale gjykohet si ndërhyrje e panumërt e "pisët" e “jo korrekte” e këtij sezoni. Numri 9 i José Mourinho ishte protagonist i të ashtuquajturës urë mbi një kundërshtar. Një gjest që Kane e bën shumë shpesh e, prej shumë tifozëve, mendohet e qëllimshme përvec ekstremisht e rrezikshme. Në fund të sfidës mes Tottenham e Arsenal, sulmuesi i Spurs duket sikur gati pret ardhjen e Gabriel për të kërkuar ti bëjë faull. Nuk është e bukur për një lojtar të nivelit të anglezit që për një faull që vlen disa caste vonesë loje, të rrezikojë të dëmtojë keq rivalin. Për Kane, si theksojnë shumë tifozë të Premier League, nuk është hera e parë. Të njëjtën gjë Kane e ka bërë edhe ndaj mesfushorit të Brighton Adam Lallana e mbrojtësit të West Ham Aaron Cresswell. Mesazhe të shumtë kanë sulmuar lojtarin e Spurs, duke i kritikuar stilin e lojës. “Kështu rrezikon ti thyejë qafën rivalëve”, ka shkruar dikush. “Duhet të dënohet. E bën qëllimisht”. “Mjaft me këtë lojë të pisët”.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI