Flash

"Mjeku personal i dashuruar me Maradonën": përfundimet e para të hetimit nxjerrin pakujdesi të rënda mjekësore

Lapsi.al 7 December 2020
"Mjeku personal i dashuruar me Maradonën": përfundimet e

Hetimet për vdekjen e Diego Armando Maradonës ecin përpara e në Argjentinë, sipas asaj që bën të ditur La Nacion, janë publikuar konkluzionet e para të hetimit të Prokurorisë së San Isidro, me implikime shqetësuese: "Sjellje fajtore e mjekëve, një rast i neglizhencës serioze". Aq sa kanë filluar të përcaktohet përgjegjësitë penale, me akuzat e vrasjes së qëllimshme.

Në raportin e gjyqtarëve lexohet se Maradona "nuk ishte i monitoruar dhe nuk iu nënshtrua kontrollit të vazhdueshëm mjekësor siç kërkohej nga gjendja e tij". Shumica e përgjegjësisë duket se bie mbi Leopoldo Luque, i identifikuar si mjeku personal i Pibe: së pari nuk ishte ai - megjithëse e kishte lënë të kuptohej - që operoi trurin e ish-futbollistit më 3 nëntor, por ishte vetëm pjesë e ekipit mjekësor në mbështetje.

Për më tepër, ishte gjithmonë Luque, me drejtorin mjekësor të klinikës Olivos, i cili nënshkroi letrën e daljes nga spitali pavarësisht se Sëiss Medical sugjeronte të vazhdohej me trajtimin psikiatrik, klinik dhe rehabilitues në një institucion ad hoc. Në vend të kësaj, Maradona u kthye në shtëpi dhe asistenca për të "ndodhi në çorganizim total" tregon raporti. Aq sa Luque u bind që të pushonte nga puna infermieren e parë Gisela Madrid, të cilën Maradona nuk e donte: por, sipas gjykatësve, një pacient duhet "të trajtohet sipas praktikës edhe kundër vullnetit të tij".

Hetimi e përcakton Luque si "të dashuruar me Pibe, ai donte të hynte në histori si mjeku që kishte shpëtuar Maradonën, që kishte besim të verbër tek ai". Gjykatësi Diaz nuk kërkoi arrestimin e mjekut sepse "nuk ka rrezik arratie".

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI