Flash

Video/ Pjaca e Genoa frikësojnë Fiorentinën: Milenkovic shpëton Prandellin në minutën e 8 shtesë

Lapsi.al 7 December 2020
Video/ Pjaca e Genoa frikësojnë Fiorentinën: Milenkovic

Pas një ndeshje në pjesën më të madhe të dobët, një finale e pasur me emocione i dhuron Fiorentinës e Genoas një 1-1 që nuk zgjidh problemet e asnjërit, por i jep pak qetësi trajnerit të ligurëve Maran. Përfundon me një barazim ndeshje që mbyll javën e 10 të Serie A, ku sidomos në pjesën e parë ndeshja ishte krejtësisht pa raste, pa ritëm e me portierët spektatorë pa pagesë.

Në pjesën e dytë Fiorentina e rriti lojën dhe shkoi pranë golit me Bonaventura e Amrabat. Ish-lojtari i Milan pa ti anullohet një gol për faull të kryer pikërisht prej tij në fillim të aksionit, ndaj Lerager. Në momentin më të mirë të skuadrës Viola, Prandelli kreu një zëvendësim të trefishtë që e bllokoi Fiorentinën.

E pas një topi të humbur nga Borja Valero, Destro (i futur në fushë për Scamacca) nxorri të lirë Pjacan që nuk gaboi, duke i dhënë avantazhin Genoas. Fiorentina u hodh e gjitha përpara e në aksionin e fundit, lindur nga një krosim i të palodhshmit Biraghi nga e majta, Milenkovic në të 97’15” barazoi rezultatin.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI