Flash

"Grupi më i keq që mund të na binte": Reja tregon voton e tij për Lewandowskin

Lapsi.al 7 December 2020
"Grupi më i keq që mund të na binte": Reja tregon voton

"Ne nuk është se nuk do provojmë shanset tona. Ne do tentojmë gjithçka, por është e vështirë. Nëse do renditemi të tretët, do tregojë se ne kemi rritje". Edoardo Reja, trajneri i Shqipërisë e ka komentuar kështu shortin e hedhur në Zyrih, në të cilin kuqezinjtë janë shortuar në Grupin I kundër Anglisë, Polonisë, Hungarisë, Andorrës e San Marinos. Një lloj shmangie për të thënë se kualifikimi në një grup të tillë do të jetë një mision i pamundur. "Këto janë ndeshje me rivalë që do na falin eksperiencë. Nëse nuk arrijmë Botërorin, në do bëjmë gjithçka të kemi një skuadër gati për Europianin e 2024. Sot votova si lojtarin më të mirë Levandovskin, uroj të mos jetë shumë në formë përball nesh".

Reja nuk përdor shumë lojëra fjalësh në fakt, për të treguar se goglat nuk ishin të favorshme: "Ky është grupi më i keq që mund të na binte. Ai i Kroacisë ishte më i përshtatshëm, ndërsa ai i Danimarkës do të ishte ideali. Është në grup i vështirë, thuajse i pamundur, por ne nuk dorëzohemi. Do luajmë mundësitë tona. Me Hungarinë është e pamundur që të zhvillojmë miqësore dhe do gjejmë një zgjidhje tjetër për qershorin. Në Ligën e Kombeve kemi bërë mirë, por duhet të përmirësohemi. Për Anglinë nuk ia vlen të flasim se e njohim. Ne do luajmë mundësitë me Poloninë dhe Hungarinë. Shpresoj që të tregojmë rritje në ndeshjet tona" përfundoi tekniku italian.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI