Flash

Globe Soccer Awards 2020: Ronaldo e Messi sfidohen për Lojtarine Shekullit, mes trajnerëve 'mbin' Gasperini

Lapsi.al 8 December 2020
Globe Soccer Awards 2020: Ronaldo e Messi sfidohen për Lojtarine Shekullit,
Cristiano Ronaldo, Lionel Messi e Robert Lewandowski janë finalistët për Cmimin Best Player of the Year 2020 në edicionin e ardhshëm të Dubai Globe Soccer Awards, ceremonia për të cilin do të zhvillohet në 27 dhjetor. CR7 e Pleshti janë në finale edhe për Best Player of the Century, bashkë me Mohamed Salah e Ronaldinho. Në kategorinë e trajnerëve, Coach of the Year, do të sfidohen Hans-Dieter Flick, që fitoi tripletën me Bayern, Jurgen Klopp, kampioni rekordmen në Premier me Liverpool, e Gian Piero Gasperini, tekniku i Atalantës. Shumë interesante do të jetë beteja për cmimin Agent of the Century 2001-2020, me Giovanni Branchini në krah të Mino Raiola, fitues i Globe Soccer Award si menaxheri më i mirë i 2016, e Jorge Mendes (fitues për 9 herë). Për herë të parë në historinë e Awards, finalistët janë zgjedhur nga tifozët e gjithë botës, që kanë votuar për të preferuarit e tyre, klubet, trajnerët e menaxherët e preferuar të vitit e të shekullit. Fituesi i kategorisë së tetë, Player Career Award që cdo vit i jeper karrierës së një legjende të futbollit, do të njoftohet gjatë ceremonisë. Janë pastaj dy kategori ‘speciale’ që vlerësojnë trajnerin më të mirë (Coach of the Century 2001-2020) e klubin më të mirë të shekullit. Pankinën e diskutojnë Alex Ferguson, tekniku më fitues i historisë së futbollit, Pep Guardiola, José Mourinho e Zinedine Zidane, që në 5 vjet me Real Madrid barazoi me 3 fitore radhazi të Champions League rekordin e fitoreve të arritura deri në atë kohë në këtë kompeticion vetëm nga Carlo Ancelotti e Bob Paisley. Në finale për skuadrën më të mirë të vitit janë Bayern, Real e Liverpool, ndërsa finalistët për skuadrën më të mirë të shekullit janë, bashkë me bavarezët e Blancos, edhe Barcellona e Al Ahly, skuadra e Premier League egjiptiane.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI