Flash

Raiola ndez merkaton për Pogba: "Eshtë më mirë për të gjithë nëse ikën nga United"

Lapsi.al 8 December 2020
Raiola ndez merkaton për Pogba: "Eshtë më mirë për

Merkato dimërore është në prag e skenën kërkon ta rrëmbejë si zakonisht Mino Raiola. Menaxheri i njërit prej emrave më të nxehtë që rezervon janari, Paul Pogba, e ka bërë të qartë se e ardhmja e mesfushorit tek Manchester United është mjegulluar edhe më shumë nga pankinat e kohëve të fundit: "E kotë ti biem anash. Më mirë të flasim qartë, të shohim përpra e të mos humbasim kohë duke kërkuar fajtorin: Paul tek Manchester United nuk është i lumtur - ka thënë hapur Raiola duke ndezur shpresat e klubeve të gjysmës së Europës -, nuk arrin të shprehet si do të donte e si pritet prej tij. Ai duhet të ndryshojë skuadër, duhet të ndryshojë ambjent".

Kontrata e Pogba me Red Devils përfundon në verën e 2022: "Zgjidhja më e mirë për palët është shitja në merkaton e ardhshme - ka vlerësuar Raiola në një intervistë për Tuttosport -. Përndryshe klubi i Old Trafford, me të cilin raporti është i shkëlqyer, e di mirë se rrezikon ta humbasë me parametër zero, duke qenë se për momentin nuk është në qëllimin e lojtarit të rinovojë kontratën. Nëse dikush nuk e kupton, atëherë kupton pak nga futbolli. Sidoqoftë, le të ma hedhin fajin mua nëse verën e ardhshme Paul do të ikë", përfundoi ai.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI