Flash

Video/ I shkul veshin Tonalit para arbitrit, që nuk reagon: gjesti i Candrevas tërbon Milan

Lapsi.al 8 December 2020
Video/ I shkul veshin Tonalit para arbitrit, që nuk reagon: gjesti i

Gjatë sfidës së Serie A mes Sampdorias e Milan ka patur edhe një moment nervozizmi mes Candreva e Tonalit, që kërkoi ndërhyrjen e arbitrit për të qetësuar situatën. Vetëm se mënyra si u zgjidh episodi i moviolës nuk i ka pëlqyer fare kuqezinjve. Gjithcka ndodhi në minutën e 63' pas një faulli në favor të Samp, akorduar nga Calvarese, për ndërhyrje të gabuar të Tonalit ndaj Ferrarit.

Mesfushori i Milan i kërkoi shpjegime arbitrit duke e mbajtur topin në duar. Në këtë pikë Candreva, për të shpejtuar lojën, i mori topin nga duart dhe i shkuli veshin, duke e mbajtur edhe nga flokët.

Qetësi olimpik e Tonalit, që nuk reagoi fare ndaj provokimit e rimori pozicionin e tij në fushë sikur asgjë të mos kishte ndodhur, por gjesti i diskutueshëm ka sjellë debate të forta, duke mos u sanksionuar as nga arbitri që ishte aty prezent e as nga ndërhyrja e VAR.

https://www.youtube.com/watch?v=2w1qKmOJz9g

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI