Flash

Zbulohet një video, Mardona nuk do ti lërë pasuri askujt: "Gjithçka që kam fituar në jetën time do ta dhuroj"

Lapsi.al 8 December 2020
Zbulohet një video, Mardona nuk do ti lërë pasuri askujt:

Lufta për trashëgiminë e Pibe de Oro ka nisur zyrtarisht. Beteja për të marrë një pjesë të pasurisë të shpërndarë në llogari bankare, pasuri të paluajtshme, sende të cmuara, por mbi të gjithë kontrata publicitare e të drejta imazhi, ka parë kapitullin e parë me kërkesat zyrtare të prezantuara nga avokatët e pesë fëmijëve të njohur nga Maradona e nga ish-gruaja Claudia. Secili prej tyre, sipas asaj që mësohet nga Argjentina, ka nisur individualisht dokumentet e parashikuara. Të njëjtën do të bëjë në orët e ardhshme edhe ish-e dashura e fundit e argjentinasit, Rocio Oliva, që e ka bërë të ditur vendimin e saj përmes avokatëve.

Gjykata do të përcaktojë cilët do të jenë përfituesit e në cfarë mase, ndërkohë dihet se një pjesë e familjes është përjashtuar nga testamenti. Pas zbulimit të bërë në ditët e kaluara, tani është hsfaqur edhe një video e regjistruar nga Diez në 2019 ku theksonte motivet për të cilat tre vjet më parë vendosi ti mohojë trashëgiminë ish-gruas Claudia e vajzave Dalma e Gianinna. "E kuptoj që sa më shumë plakesh, të tjerët shqetësohen më shumë se cfarë do ti trashëgosh se për tjetër gjë. Por unë jo - paralajmëroi Maradona duke iu drejtuar të trejave - unë nuk do tiu lë asgjë. Gjithcka që kam fituar në jetën time do ta dhuroj".

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI