Flash

Video/ Ronaldo 'shkel me këmbë' Barcelonën, PSG ndërpritet për racizëm (luhet nesër): ja tetë skuadrat e para të kualifikuara

Lapsi.al 8 December 2020
Video/ Ronaldo 'shkel me këmbë' Barcelonën, PSG

Janë përcaktuar tashmë zyrtarisht tetë skuadrat që do të shkojnë në 1/8 e Champions League, pavarësisht se PSG nuk e luajti ndeshjen e tij përballë Istanbul Basaksehir, ndërprerë në minutën e 10 për racizëm. Juventus jep spektakël në Kamp Nou dhe Ronaldo dominon sfidën me Messin, duke i marrë vendin e parë të grupit. Del jashtë kompeticionit Manchester United i mundur në Leipzig.

GRUPI E

Chelsea, i pari i grupit, barazoi 1-1 në ndeshjen e fundit përballë Krasnodar, duke i dhënë rusëve mundësinë për të shkuar në Europa League. Pikërisht kështu, sepse tashmë Krasnodar ka një pikë më shumë se Rennes. Avantazhit të minutës së 24 me Cabella, londinezët iu përgjigjën me penalltinë e Jorginhos. E dyta është Sevilla, që mposhti 1-3 francezët në transfertë, duke i dënuar ta mbyllin këtu aventurën europiane në këtë sezon. Tregolësh i Youssef En-Nesyri që mori në shtëpi topin e ndeshjes, duke e bërë të pavlefshme penalltinë e Rutter, katër minuta nga fundi.

GRUPI G

Barcelona-Juventus ishte ndeshja që vendoste të parin e grupit me bardhezinjtë që duhet të fitonin duke shënuar tre gola që tia dilnin. Në krahasim me ndeshjen e parë të humbur, italianët u prezantuan në Camp Nou me Cristiano Ronaldon që u bë protagonist menjëherë. Portugezi fitoi një penallti në minutën e 11 dhe realizoi përballë Ter Stegen. Bardhezinjtë gjetën edhe golin e dytë në të 21, një aksion fantastik që u finalizua nga McKennie në gjysëmkthesë. Juventus dominoi ndeshjen dhe shënoi edhe golin e tretë, me penalltinë e Cristian Ronaldos që i dha të drejtën të jetë e para e grupit. Në Europa League shkon Dinamo Kiev, që në ndeshjen tjetër mposhti 1-0 Ferencvaros të Uzunit me golin e Popov në minutën e 60.

GRUPI H

U luajt vetëm një ndeshje, por aq mjaftoi për të përcaktuar dy skuadrat e kualifikuara, por jo pozicionin final të tyre. Leipzig mposhti 3-2 Manchester United, duke e flakur skuadrën e Solskjaer nga Champions në Europa League. Angelino në të 2, Haidara në të 13 dhe Kluivert në të 69 ishin një makth që Djajtë nuk e kapërcyen dot, pavarësisht golave të Fernandes e Pogba. Gjermanët janë për momentin të parët me 12 pikë, por PSG e dyta me 9 nuk e ka luajtur ndeshjen. Në fakt ishte e pabesueshme ajo që ndodhi në Paris ku ndeshja me Istanbul Basaksehir u ndërpre pas 10° minutash për shkak të protestave të dy skuadrave pas një fraze raciste që arbitri i katërt i ka drejtuar sulmuesit të turqve Demba Ba, i ulur në pankinë. Lojtarët e Psg e Basaksehir kanë braktisur fushën e lojës për solidarietet ndaj kolegut të tyre, pas akuzave të sulmuesit ndaj asistentit të arbitrit Sebastian Coltescu. Ndeshja do të luhet nesër dhe në rast fitore do të jenë të besuarit e Tuchel që do të marrin vendin e parë të grupit...

CHAMPIONS LEAGUE - GROUP E

Chelsea 1 - 1 FC Krasnodar

Rennes 1 - 3 Sevilla

CHAMPIONS LEAGUE - GROUP F

Lazio 2 - 2 Club Brugge

Zenit St. Petersburg 1 - 2 Borussia Dortmund

CHAMPIONS LEAGUE - GROUP G

Barcelona 0 - 3 Juventus

Dynamo Kyiv 1 - 0 Ferencvaros

CHAMPIONS LEAGUE - GROUP H

Abd. Paris Saint-Germain 0 - 0 Istanbul Basaksehir

RasenBallsport Leipzig 3 - 2 Manchester United

*Me bold skuadrat e kualifikuara

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI