Flash

Telefonata e fundit e Maradonës për Hugon: "Ka marrë me vete në botën tjetër shumë sekrete"

Lapsi.al 9 December 2020
Telefonata e fundit e Maradonës për Hugon: "Ka marrë me vete

"Pyeti si isha, nëse kisha nevojë për ndonjë gjë. Më mbajti zgjuar për gati gjysëm ore për ti treguar ndeshjet e futbollit që nuk kishte mundur të shihte. 'Më mungon futbolli', më tha. Më duhet kohë edhe ndonjë ditë, do të rikthehem në formë e do të kthehem në jetën time. E pyeta se kur do të kthehej në Itali, e mu përgjigj: të shohim, ndoshta për Krishtlindje". Hugo Maradona, i vëllai i 'Pibe', rrëfen telefonatën e tyre të fundit. Tre ditë përpara vdekjes së Diegos. "Nëse ndjeva trishtim apo vuajtje në zërin e tij? Ishte i qetë. Nëse Diego atë natë ka qenë i dëshpëruar, do të bënte gjithcka që të mos e kuptoja", shpjegoi ai në një intervistë për Corriere della Sera. "Ai ishte kështu, nuk donte të krijonte bezdi. Jemi shtatë, mes vëllezërve e motrave, na telefononte të gjithëve, por nuk fliste për problemet e tij. Nuk e ka bërë kurrë. Ja përse them, me dhimbje të madhe, që të vërtetat e javëve të tij të fundit, i di vetëm ai".

Mbi hetimin e hapur për të bërë dritë mbi vdekjen e të vëllait, Hugo ka komentuar: "Nuk kam asnjë ide, ndoshta pa vetëdije mundohem të mos kem. Nëse do të ishte jo një vdekje natyrale do të ishte një dhimbje edhe më e fortë. Kam besim tek drejtësia, nëse ka një fajtor duhet ta paguajë. Im vëlla nuk e meritonte. I ka ndihmuar të gjithë, nuk ka kërkuar kurrë asgjë në këmbim e shumë përfituan nga kjo. Ka kryer gabime sigurisht, por nuk është fshehur kurrë. Ka paguar për këtë një cmim të lartë".

"Ai i lënë vetëm edhe para vdekjes? Nga familja jo. Jemi shumë të lidhur, në emër të vlerave që na kanë transmetuar prindërit tanë. Diego ishte bërë kështu: vendoste ai kohët e mënyrat për të qendruar me të afërmit e tij. Na telefononte gjithnjë, e nëse ishte keq, hiqej sikur ishte mirë. Për miqtë, mjekët, avokatët nuk shpreh gjykim. Diego - përfundoi ai - ka marrë me vete në botën tjetër shumë sekrete".

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI