Flash

"Nuk durojmë më", dënim unanim për ngjarjen në Paris: Psg-Basaksehir riluhet sot

Lapsi.al 9 December 2020
"Nuk durojmë më", dënim unanim për ngjarjen

Uefa ka vendosur që ndeshja e Champions mes Paris Saint-Germain e Basaksehir, e ndërprerë dje pas 13 minutash, për shkak të protestave të dy skuadrave pas një fraze raciste të arbitrit të katërt (rumuni Sebastian Coltescu, asistent i arbitrit të parë Ovidiu Hategan i tha "negër", duke përdorur termin "negru", në rumanisht, ndihmës trajnerit të turqve Achille Webo),të rifillojë sonte në orën 18:55 e do të arbitrohet nga një treshe tjetër. Do të gjykojë ndeshjen hollandezi Danny Makkelie e do të asistohet nga bashkëkombasi Diks e polaku Boniek: arbitri i katërt do të jetë polaku Frankowski.

Unanim, natyrisht, dënimi i episodit që ka marrë faqet e para të shtypit ndërkombëtar, jo vetëm atij sportiv. Një episod i shëmtuar, me një hetim të menjëhershëm të hapur nga Uefa, gjithnjë tepër aktive në luftën kundër racizmit. Ngjarja, tashmë, është e qartë. Nën akuzë është rumuni Sebastian Coltescu që i ka thënë "negër" ndihmës teknikut të Basaksehir, ish-lojtarit kamerunas Achille Webo, për ti treguar kryesorit të ndeshjes se donte ta përjashtonte për protesta.

Përballë reagimit të indinjuar të Webo, edhe Neymar e Mbappé kanë shpejtuar për të kërkuar sqarim nga drejtuesi i ndeshjes Ovidiu Hategan, që pas 9 minutave ka shoqëruar lojtarët e stafin në dhomat e zhveshjes. I tërbuar e i ndëshkuar me të kuq edhe sulmuesi i Basaksehir Demba Ba, që ishte në pankinë e që është përballur me Coltescu duke i kërkuar llogari për frazën e inkriminuar. Nga ai moment, ndeshja nuk rinisi më: do të luhet sot për të theksuar edhe në fushën e lojës një jo ndaj racizmit.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI