Flash

Paolo Rossin përlot futbollin e Italinë: heroi i Botërorit '82 u nda nga jeta 64 vjeç

Lapsi.al 10 December 2020
Paolo Rossin përlot futbollin e Italinë: heroi i Botërorit

Paolo Rossi, heroi i Spanjë '82, nuk është më. Një lajmi tmerrshëm, që mbërriti në zemër të natës: futbolli, Italia, bota përlotet për Pabliton e madh, të ndarë nga jeta në moshën 64 vjecare, viktimë e një të sëmundje të pakurueshme. Lindur në Prato në 23 shtator 1956, një karrierë mes Juventus, Vicenza, Como, Perugia, Milan e Verona, Rossi ishte protagonisti e arkitekti i asaj aventure që e coi kombëtaren italiane të udhëhequr nga Enzo Bearzot në triumfin spanjoll, duke i dhuruar vendit trofeun e tretë të Kupës së Botës. Tre gola ndaj Brazilit, në atë 3-2 historik në Stadio di Sarriá të Barcelonës në 5 korrik 1982, pastaj dygolëshi në gjysëmfinale ndaj Polonisë e në fund goli që hapi rezultatin në 3-1 ndaj Gjermanisë Perëndimore në finale. Rossi ishte golashënuesi i Botërorit e në të njëjtën vit fitoi Topin e Artë.

Pablito ka luajtur me Como, Lanerossi Vicenza pastaj në Perugia e me Juventus nga 1981 në 1985 përpara dy sezoneve të fundit me fanellat e Milan e Verona. Me bardhezinjtë ka fituar dy kampionate, një Kupë Kupash, një Superkupë Uefa e një Kupë Kampionësh. Pasi përmbylli karrierën si futbollist ka qenë gjatë opinionist për Mediaset, Sky e Rai. Lë pas gruan Federica, e tre fëmijët: Sofia Elena, Maria Vittoria e Alessandro.

TË SHTUNËN FUNERALI NË VICENZA

"E donte Vicencën si pak të tjerë. Të kujtoj me buzëqeshje. Udhëtim të mbarë Paolo". Ky është mendimi i parë i kryebashkiakut të Vicencës Francesco Rucco. Për Pabliton, kaq shumë i lidhur me qytetin është lajmëruar ditë zie për qytetin dhe flamuj në gjysëmshtizë. Zia do të mbetet deri në ditën e funeralit, që do të mbahet të shtunën në 12 dhjetor në Katedralen e Vicencës.

U SHUA NË SPITAL PAS NJË SËMUNDJE TË RËNDË

Rossi është shuar në poliklinikën Santa Maria alle Scotte në Siena, administruar nga kompania spitalore-universitare sieneze. Ishte shtruar pas agravimit të sëmundjes që iu diagnostikua në pranverën e kaluar. Në verë, ish-futbollisti i ishte nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në spitalin Santa Maria në Gruccia di Montevarchi (Arezzo). Prej disa javësh gjendja e tij shëndetësore, sipas asaj që mësohet, ishte përkeqësuar papritur.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI