Flash

Video/ Surprizë në Amsterdam, në 1/8 shkon Atalanta: Liverpool i jep kënaqësinë e barazimit Midtjylland

Lapsi.al 9 December 2020
Video/ Surprizë në Amsterdam, në 1/8 shkon Atalanta: Liverpool i

Janë përcaktuar tashmë edhe dy skuadrat fituese të Grupit D, që avancojnë përtej fazës së grupeve. Me Liverpool të kualifikuar e të sigurtë në vendin e parë, ndeshja me Midtjylland ishte një formalitet për Klopp, që kënaqet me barazimin 1-1. Befasinë e bën Atalanta, që në transfertën e Amsterdamit shkon të fitojë 0-1 duke u bërë e dyta e grupit e kualifikuar në 1/8 e duke lënë për hollandezët prezantimin në Europa League.

AJAX 0-1 ATALANTA

Atalanta shkon në 1/8 e Champions League! Në Amsterdam kundër Ajax do të kishte mjaftuar edhe një barazim, por bergamaskët morën kualifikimin në Europë me shumë stil, duke fituar 1-0 në Johann Cruijff Arena falë golit të Luis Muriel në fund të takimit. Një arritje e jashtëzakonshme, duke menduar se ku ishte skuadra zikaltër kur në 2016 mbërriti Gasperini në pankinë. Për skuadrën e Ten Hag vlente vetëm fitorja, por kundërshtarët italianët luajtën 90' minuta të kujdesshme e goditën sapo hollandezët mbetën me 10 lojtarë për shkak të kartonit të kuq naiv të Gravenberch. Një provë pjekurie, që ndoshta do të sistemojë gjërat edhe brenda dhomave të zhveshjes të një grupi që në Bergamo do të kujtohen për shumë kohë, pavarësisht si do të përfundojë ky sezon.

MIDTJYLLAND 1-1 LIVERPOOL

Jurgen Klopp kishte lënë pushim pothuaj gjithë ekipit, por jo Mohamed Salah dhe egjiptiani kishte nevojë për vetëm një minuta lojë për të shënuar golin e avantazhit ndaj Midtjylland. Një ndeshje pa rëndësi rezultati për asnjë nga dy skuadrat, por për danezët përfaqësimi kundër Reds kishte shumë rëndësi dhe në minutën e 62 barazoi rezultatin me Scholz, që realizoi nga pika e bardhë me saktësi.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI