Flash

Video/ Real i bën favorin, Inter eleminohet se nuk mund dot Shakhtar: kompletohen 16 më të mirat e Champions

Lapsi.al 9 December 2020
Video/ Real i bën favorin, Inter eleminohet se nuk mund dot Shakhtar:

Përcaktohen tashmë edhe tetë skuadrat e tjera që do të shkojnë në 1/8 e Champions League, me rezultate që priteshin e një befasi e madhe. Në ndeshjen e fundit të grupit B të Champions League, Inter barazon 0-0 me Shakhtar e i thotë lamtumirë Europës: në 1/8 shkojnë Real Madrid e M'Gladbach, ukrainasit në Europa League. Kalon grupet edhe Atletico Madrid që shkoi të fitojë në transfertë me Salzburg 0-2, duke i lënë austriakëve përfaqësimin në Europa League.

GRUPI A

Bayern Mynih ishte i kualifikuar si vendi i parë e megjithatë e mbylli grupin me një fitore 2-0 ndaj Lokomotivës së Moskës, pavarësisht turnover të plotë që kishte bërë Flick. Suele në minutën e 63 kaloi bavarezët në avantazh me një goditje të saktë me kokë, në zhvillimet e një goditje këndi, ndërsa Choupo-Moting mbylli llogarinë 10 minuta nga fundi. Rusët ishin të fundit me 3 pikë dhe nuk përfituan nga humbja e Salszburg (4) përballë Atletico Madrid. Austriakët duhet vetëm të fitonin që të shkonin në 1/8 por skuadra e Simeones u imponua me golat e Hermoso në të 29 dhe Carrasco katër minuta nga fundi.

GRUPI B

Inter duhet të fitonte ndeshjen me Shakhtar dhe të shpresonte që Real-Gladbach të mos përfundonte barazim. Merengues kishin premtuar se do të luanin për fitore dhe e përmbushën misionin duke u imponuar 2-0 ndaj gjermanëve, duke marrë kështu vendin e parë të grupit. Dy gola të Benzema shpartalluan Borussia, që gjithësesi mbetet në Champions, sepse në sfidën tjetër Inter nuk mund dot Shakhtar, i bllokuar 0-0. Në San Siro zikaltrit bënë ndeshjen, ndërsa skuadra e Castros mendoi vetëm të mbrohej. Rastet më flagrante rastisën në këmbët e Lautaro Martinez (traversë në të 7') e në kokën e Lukakut, që iu mohua goli nga ndërhyrja vendimtare e Trubin. Kështu, zikaltrit e Conte dalin fare nga Europa në mënyrën më të keqe të mundshme.

GRUPI C

Asgjë nuk ndryshoi në hierarkitë e grupit pas ndeshjeve të fundit: Manchester City u imponua 3-0 ndaj Marseille në Etihad, duke mbajtur vendin e parë, ndërsa Porto triumfoi në Pire kundër Olympiacos 0-2, rezultat që mban grekët në vendin e tretë që të con në Europa League falë diferencës së golave më të mirë të tyre ndaj francezëve të Marseille, që mbyllën renditjen.

CHAMPIONS LEAGUE - GROUP A

Bayern Munich 2 - 0 Lokomotiv Moscow

Salzburg 0 - 2 Atletico Madrid

CHAMPIONS LEAGUE - GROUP B

Inter 0 - 0 Shakhtar Donetsk

Real Madrid 2 - 0 Borussia Moenchengladbach

CHAMPIONS LEAGUE - GROUP C

Manchester City 3 - 0 Marseille

Olympiacos 0 - 2 FC Porto

CHAMPIONS LEAGUE - GROUP D

Ajax 0 - 1 Atalanta

FC Midtjylland 1 - 1 Liverpool

CHAMPIONS LEAGUE - GROUP H

Paris Saint-Germain 5 - 1 Istanbul Basaksehir

* Me bold skuadrat e kualifikuara

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI