Flash

Gruaja e Paolo Rossit dedikim ngashëryes: "Përgjithmonë, pas teje asgjëja absolute"

Lapsi.al 10 December 2020
Gruaja e Paolo Rossit dedikim ngashëryes: "Përgjithmonë, pas
Një foto e të dyve në det, në plazh. Pranë njëri-tjetrit të buzëqeshur e me një dedikim të shkruar "përgjithmonë" shoqëruar nga një zemër e kuqe. Kështu, Federica Cappelletti, gazetare e shkrimtare, ka dashur ti japë lamtumirën bashkëshortit të saj Paolo Rossi, që u nda nga jeta në moshën 64 vjecare. Pablito, si e thërrisnin, ishte i sëmurë prej kohësh. Ishte vetë Cappelletti që e dha njoftimin me këtë mesazh në rrjetet sociale. "Nuk do të ketë kurrë asnjë si ty, unik, special, pas teje asgjëja absolute....", ka shkruar ajo në Facebook duke kujtuar të shoqin.
I VËLLAI ROSSANO: "GJITHNJË ME BUZËQESHJE" "E pashë për herë të fundit dje, në Scotte. Kishte hyrë në koma nuk e kuptoi që isha aty. Deri një ditë më parë buzëqeshte, edhe pse kishte humbur forcën për të folur". Kështu, e përditshmja La Nazione sjell fjalët e Rossano Rossi, vëllait të Paolos, dy vite e gjysëm më i madh. "Ishte sëmurë në pranverë, i goditur në mushkëri - shpjegoi - Vendosi të mos e bënte të njohur, të përballonte sëmundjen i mbrojtur nga familja, pa zhurmë. Nga sëmundja u zhvilluan edhe të tjera, edhe në kockë, duke e bërë cdo ditë më vulnerabël. Jo, Covid nuk e preku".

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI