Flash

"Rossi, idhull për shumë breza": presidenti i FSHF-së letër ngushëllimi Gravinës

Lapsi.al 10 December 2020
"Rossi, idhull për shumë breza": presidenti i FSHF-së

Humbja e Paolo Rossi e ka bërë presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, t'i dërgojë një letër ngushëllimi homologut të tij italian, Gabriele Gravina. Në mesazhin e tij, Presidenti Duka shkruan se Rossi ishte një burim frymëzimi edhe për shqiptarët në periudhën e vështirë të komunizmit, duke na dhuruar emocione dhe gëzim me paraqitjet e tij në fushën e lojës, veçanërisht në Botërorin e vitit 1982 ku ai ndihmoi Italinë të shpallej kampione e botës. Ndër të tjera, kreu i qeverisë së futbollit shqiptar shprehet se Paolo Rossi ishte një idhull për shumë breza dhe ka një vend të veçantë në historinë e futbollit botëror.

“Me trishtim mësova lajmin tronditës të ndarjes nga jeta të Paolo Rossit, një ish-futbollist i shkëlqyer i klasit botëror dhe një idhull për shumë breza. Ai ishte një burim frymëzimi për shumë shqiptarë gjatë periudhës së vështirë të komunizmit përmes emocioneve dhe gëzimit që na dhuroi në finalet e Botërorit 1982. Sot futbolli humbi një tjetër emër të madh dhe Paolo meriton një vend të veçantë në hollin e famës të historisë së futbollit. Në emër edhe të Federatës Shqiptare të Futbollit dua t’i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Rossi, Federatës Italiane të Futbollit dhe komunitetit italian të futbollit”, – shkruan Presidenti Duka në telegramin e ngushëllimit dërguar Federatës Italiane të Futbollit.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI