Flash

Pogba, lamtumirë United: mesfushori i ka komunikuar Solskjaer dëshirën për tu larguar nga Manchester

Lapsi.al 10 December 2020
Pogba, lamtumirë United: mesfushori i ka komunikuar Solskjaer

Paul Pogba e Ole Gunnar Solskjaer (sipas asaj që bën të ditur Daily Mail) kanë folur pas eleminimit të United nga Champions përballë Leipzig e, me tone civile e me premtimin për impenjim maksimal për sa kohë vesh fanellën e Red Devils, mesfushori francez i ka komunikuar trajnerit të tij dëshirën se dëshiron të largohet nga Manchester në merkaton e janarit.

Pas këtij vendimi fshihet me shumë mundësi Juventus. Dje Pogba u kthye të ndjekë bardhezinjtë në Instagram. Për shumë ky është një sinjal i qartë i interesit të tij për rikthimin në Torino. Kësaj i shtohet edhe deklarata e menaxherit të tij Mino Raiola që, pasi konfirmoi vullnetin e të asistuarit të tij për tu larguar nga Premier League, e ka përcaktuar "të mundshme" zgjidhjen Juventus. Gjithcka do të varet, në cdo rast, nga vlerësimi i lojtarit. Një një moment kaq të vecantë ekonomik, është e qartë se Juventus nuk mund të bëjë cmendurira për rikthimin e Pogba.

Ja përse tashmë është kthyer në modë shkëmbimi me Dybala. Numri 10 bardhezi duket se e ka humbur vendin si titullar në skuadrën e Pirlos, gjithnjë e më shumë e varur nga dyshja Ronaldo-Morata dhe këtë herë mund të pranojë transferimin në Old Trafford ku Solskjaer e adhuron. Hipoteza tjetër është për Pogba është Real Madrid. Nuk është mister që Zidane e kërkon bashkëkombasin në mesfushën e Real, edhe pse operacioni Camavinga, që është 9 vjet më i ri në krahasim me Pogba, mund të frenojë mundësinë e një kalimi të francezit në klubin e Florentino Perez.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI