Flash

“I frikësohem Juventus në Champions", Rummenigge evidenton kundërshtarin më të fortë për Bayern

Lapsi.al 10 December 2020
“I frikësohem Juventus në Champions", Rummenigge evidenton

Mjaftoi një fitore, por kundër Barcelonës e në Camp Noë, që Juventus i Andrea Pirlos të ndryshojë status, edhe në sytë e pretendentëve të mëdhenj për Champions League. Për mikrofonët e Tuttosport, Karl Heinz Rummenigge, drejtori sportiv i Bayern Mynih, ka bërë elozhe për bardhezinjtë, duke i cilësuar të frikshëm. “I frikësohem Juventus në Champions League. Pirlo do të ketë sukses” – ka thënë ai për të përditshmen torineze.

Karl-Heinz Rummenigge është ndalur në intervistën e tij edhe në cështjet e merkatos, që e ndërlidhin sërisht me kampionët e Italisë. Drejtuesi bavarez ka dashur të shuajë pa nisur mirë një pretendim për interesim të Bayern për Paulo Dybala: "Mund tiu garantoj se nuk ka asgjë të vërtetë - ka thënë gjermani për TuttoSport -. Nuk kemi patur kurrë asnjë kontakt serioz me menaxherin e tij".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI