Flash

"E dija që Dunga do të largohej": Brdaric nuk e bën dramë dhe i 'fshin' të kaluarën Partizanit

Lapsi.al 12 December 2020
"E dija që Dunga do të largohej": Brdaric nuk e bën

Thomas Brdaric mungoi në pankinë në ndeshjen e fundit, ku ka parë një fitore spektakolare të Vllaznisë përballë Kastriotit. Shkodranët u ngritën në këmbë pas humbjes me Kukësin, duke marrë dy fitore radhazi, që e cojnë përballë Partizanit në formën më të mirë mentale, por me një mungesë të madhe, atë të Ismael Dungës. Sulmuesi u kthye në atdhe për të rinovuar pasaportën, një situatë, për shumë, e papritur por jo për Brdaric: "Të gjithë e kanë ditur për situatën e tij. Shikoni, ne jemi të huaj dhe kemi nevojë për dokumentet e duhura. Pra, janë procedura normale dhe nuk ka këtu ndonjë gjë të jashtëzakonshme. Asgjë nuk ka ndryshuar. Thjesht na duhet që të zëvendësojmë Dungën për pak kohë" sqaroi tekniku gjerman.

Vllaznia ka vetëm një humbje në 7 javë dhe ka një avantazh prej tre pikësh nga ndjekësi më i afërt. Sigurisht një rezultat pozitiv do ta bënte të sigurtë formacionin shkodran, sidomos për faktin që luan në shtëpi, ndërsa një humbje do ti komplikonte gjërat në renditje: "Ne besojmë shumë në atë që bëjmë dhe jemi duke punuar fort. Nuk mendojmë asgjë më tepër, thjesht jemi në krye për atë që kemi bërë në fushë - tha Brdaric -. Ne luajmë në këtë fazë ndeshjen e parë kundër tyre, kështu që do të bëjmë më të mirën tonë. Nuk na intereson e kaluara, ne duam të tregojmë një paraqitje të mirë dhe të fitojmë".

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI