Flash

"Partizani edhe me 19 vjeçarët futet për të fituar": Daja paralajmëron Vllazninë

Lapsi.al 12 December 2020
"Partizani edhe me 19 vjeçarët futet për të

Pas dy barazimeve radhazi, Partizani impenjohet kundër kryesuesve të kampionatit, Vllaznisë, të cilët duhet ti mposhtë për të mos lejuar një arrati të tyre në krye të klasifikimit, të paktën në raport me ta: "Nuk është një opionin i drejtë që Vllaznia nënvlerësohet si pretendent për titull. Deri tani Vllaznia ka bërë kampionat shumë të mirë. Kanë kontingjent thuajse të dubluar, kanë entuziazëm dhe e shprehin këtë edhe në fushë - shpjegoi Ilir Daja në konferencën për shtyp -, kështu që Vllaznia meriton vendin e parë sepse përveç golave e pikëve kanë luajtur edhe bukur".

Por kjo nuk e pengon Partizanin të kërkojë fitoren në Shkodër, gjë që e shoqëruar edhe me një fitore të mundshme të Kukësit me Skënderbeun do të bashkonte tre skuadra të ndara nga një pikë në krye të renditjes. Për të kuqtë e rëndësishme është fitorja dhe këtë mentalitet Daja përpiqet ta injektojë: "Partizani edhe sikur të jetë në fushë me futbollistë të U19, futet në lojë për ta fituar ndeshjen. Pastaj klubi ka nivelin të pranojë çdo rezultat që prodhon fusha. Shkojmë pë tre pikët. Nëse do zgjidhja mes humbjes dhe barazimit, më mirë do ishte barazim. Por, ne që në fillim futemi për fitore, sepse nëse futemi për barazim, është e vështirë ta arrish edhe këtë rezultat".

Lojtarët kryeqytetas kanë treguar një rënie fizike në minutat e fundit, sidomos të takimit me Teutën dhe ndoshta ky faktor (ngjeshja e ndeshjeve) ka bërë që tekniku të mendojë ndryshime, për ti dhënë freski skuadrës, për më tepër që Asani pret të kthehet titullar: "Do të bëj ndryshime, jo prej ngarkesave, por sepse disa lojtarë dje dhe pardje kanë bërë stërvitje të diferencuar. Nuk do të rrezikojmë me asnjërin. Lojtarë si Asani dhe ndonjë tjetër duhet të jenë në kushtet optimale për të ndihmuar ekipin dhe shmangur dëmtimet”, përfundoi trajneri i Partizanit Ilir Daja.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI