Flash

Video/ Derbin e Manchester e vendosën mbrojtjet: Solskjaer e Guardiola, askush i kënaqur

Lapsi.al 12 December 2020
Video/ Derbin e Manchester e vendosën mbrojtjet: Solskjaer e Guardiola,

Përfundon 0-0 derbi i Manchester mes City e United. Në Old Trafford janë mbrojtjet ato që kanë dominuar, duke bllokuar ofensivat për një barazim me rrjeta të paprekura, që në fund nuk kënaq asnjë nga skuadrat. Në Molineux Stadium, ndërkohë, fitore në transfertë për Aston Villa ndaj Wolverhampton, i mundur me penalltinë e minutës së 94’ nga El Ghazi. Tre pikë edhe për Newcastle falë 2-1 të ËBA firmosur nga Almiron e Gayle (për miqtë në gol shkoi Furlong).

Një pikë për secilën për City e United në përfundim të derbit të 183° të Manchester, një sfidë e përfunduar me një barazim pas 90 minutash pa emocione të mëdha. Mbrojtje të kujdesshme në 45 minutat e para të lojës ku ofensivat u përplasën në të gjitha rastet kundër mureve të ngritura nga prapavijat e De Geas e Ederson, praktikisht asnjëherë të thirrur në cështje.

Në pjesën e dytë Var anulloi një penallti të akorduar për United, për shkak të një pozicioni jashtë loje të Rashford mbi të cilin ishte shkaktuar faulli për penallti. City, edhe për shkak të sjelljes shumë të kujdesshme të Red Devils, administroi zotërimin e topit por e kishte të vështirë të gjente hapësira në mbrojtjen e Solskjaer. Ndeshja shkoi e qetë deri në fund kur Rodri e Bruno Fernandes nxehën duart e portierëve duke dhuruar dy raste të rralla në një takim të bllokuar. Arrihet kështu barazimi i 53° në historinë e derbit të Manchester, një klasike që nuk përfundonte 0-0 që nga prilli 2017.

ENGLAND - PREMIER LEAGUE

Wolverhampton Wanderers 0 - 1 Aston Villa

Newcastle United 2 - 1 West Bromwich Albion

Manchester United 0 - 0 Manchester City

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI