Flash

Video/ Pesë gola të Stuttgard trondisin themelet e Dortmund: Leipzig i pari bashkë me Bayern

Lapsi.al 12 December 2020
Video/ Pesë gola të Stuttgard trondisin themelet e Dortmund: Leipzig i

Një tjetër shembje, që dhemb, përvec se bën zhurmë. E në tre ndeshjet e fundit të kampionatit, Borussia Dortmund ka fituar vetëm një pikë. Vedrdhezinjtë humbën 5-1 në shtëpi me Stuttgard, të marrë përpara nga golat e Wamangituka (në të 26' e 53'), Forster (60'), Coulibaly (64') e Gonzalez (91'). I kotë goli i Reyna në të 39'. Stuttgard e vuri në vështirësi skuadrën e Favre që në fillim. Në të 25' është Can që bëri faull ndaj Klimowicz e shkaktoi penalltinë që Wamangituka e transformoi. Dortmund u përgjigj në të 39' me Reyna, i shërbyer nga Guerreiro. Verdhezinjtë nuk arrijnë të ngrejnë kokën as me barazimin e pësojnë tre gola nga Stuttgard në pjesën e dytë: Wamangituka mposhti me ftohtësi Burkin pas asist të Mangala në të 53', Forster bëri tre në të 60', duke thyer prapavijën e Dortmund pas një pasimi të Sosa. Stuttgard i dha përmasa fitores me Coulibaly, që kaloi Akanjin e mposhti përsëri Burkin. Në të 91' erdhi edhe goli i 5-1 i Gonzalez që dribloi dy kundërshtarë përpara se të dërgonte topin pas shpinës së Burkit. Për Favre, që ka kontratën në skadencë në fund të vitit, pankina fillon të lëkundet.

Leipzig fitoi me lehtësi kundër Werder Brema falë golave të Sabitzer (26') e Olmo (41'). Në pjesën e dytë klubi i kontrolluar nga Red Bull u mjaftua të administronte avantazhin, duke arritur të mbajë larg portës sulmuesit kundërshtarë pak të inspiruar. Skuadra e Nagelsmann, pasi mposhti Manchester United në Champions League, duke u kualifikuar për 1/8 e finaleve, shkon +5 nga Borussia Dortmund, duke barazuar Bayern Mynih në vendin e parë me 24 pikë. Bavarezët nuk shkuan më shumë se 1-1 kundër Union Berlin. Golit të Proemel në minutën e 4 iu përgjigj Lewandowski në të 67.

Nuk magjeps Borussia Moenchengladbach plot me linjat e dyta (mungonin nga fillimi Bensebaini, Hofmann, Stindl, Plea, Thuram e Kramer): kundër Hertha Berlin përfundon 1-1 me golat e Guendouzi e Embolo. Fitore me peshë e Koln që u imponua 1-0 në shtëpinë e Mainz e shkon +3 nga zona e rënies nga kategoria. Përfundon 2-0 mes Freiburg e Bielefeld.

GERMANY - BUNDESLIGA

Borussia Dortmund 1 - 5 VfB Stuttgart

Borussia Moenchengladbach 1 - 1 Hertha Berlin

Freiburg 2 - 0 Arminia Bielefeld

Mainz 05 0 - 1 1. FC Köln

RasenBallsport Leipzig 2 - 0 Werder Bremen

Union Berlin 1 - 1 Bayern Munich

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI