Flash

"Mos më hidh, pres një mik": flamuri i vendosur në spital e bën Mihajlovic të takojë tifozin e sëmurë me leucemi

Lapsi.al 12 December 2020
"Mos më hidh, pres një mik": flamuri i vendosur në

Në institutin e hematologjisë Seragnoli në spitalin Sant'Orsola të Bolonjës, është kthyer ditët e kaluara Sinisa Mihajlovic. Tekniku i kuqebluve ka shkuar për të bërë një kontroll rutinë, por ka përfunduar duke takuar një tifoz 50 vjecar që lufton kundër të njëjtës sëmundje që tekniku serb e përballoi mes korrikut e nëntorit 2019. Lajmin e ka bërë të ditur Resto del Carlino, që kujton se si në të njëjtin vend në të cilin për muaj Mihajlovic luftoi për jetën, ka nga ata që cdo ditë kalojnë të njëjtin rrugëtim.

Mes të sëmurëve, është edhe një tifoz i Bolonjës, për të cilin ishte lënë në kopështin e hyrjes së institutit një flamur që shkruante: "Të lutem, mos më hidh... Po pres një mik për tu kthyer në shtëpi. Faleminderit". Nuk mund të mos e vinte re, Sinisa, që të mërkurën ishte në Sant'Orsola për të kryer kontrollet periodike që pasojnë kalimin e sëmundjes. Tekniku serb ka dashur të përshëndesë tifozin e ti japë kurajë, duke qenë se njeh mirë rrugën e vuajtjes nëpër të cilën duhet të kalojnë ata që vuajnë nga leucemia.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI