Flash

Video / Serie A: Inter kalon ngërçin Champions dhe mund Cagliari. Triumf i Romës, buzëqeshin Napoli dhe Atalanta

Lapsi.al 13 December 2020
Video / Serie A: Inter kalon ngërçin Champions dhe mund Cagliari.

Janë luajtur katër sfidat e para të javës së 11-të të Serie A.

Pas dështimit në Champions League, Inter rifilloi në kampionat me një fitore të rëndësishme në ndeshjen e javës së 11-të të Serie A. Në Arena Sardegna, skuadra e Conte mundi Cagliari 3-1 në një rikthim duke ushtruar presion te Milani. Në pjesën e parë janë zikaltrit ata që luajnë ndeshjen, por Cragno është i pamposhtur dhe Sottil (42 ') zhbllokon ndeshjen me një goditje të bukur të majtë. Gol të cilit në pjesën e dytë zikaltrit u përgjigjën me një goditje me të djathën nga Barella (77'), një me kokë nga D'Ambrosio (84') dhe një kundërsulm nga Lukaku (94').

Për Napolin ëshë fitorja e parë në "Diego Armando Maradona", fitore shumë e vuajtur por e merituar: Sampdoria në avantazh në pjesën e parë me Jankto në kundërsulm, një revolucion i vogël taktik i Gattuso gjatë pushimit dhe një reagim i madh i skuadrës së kaltër, e cila arriti të barazojë me Lozano dhe të shënojë golin e fitores me Petagna: pikërisht dy lojtarët e futur në lojë pas një pjese të parë zhgënjyese.

Pasdite spektakolare për Romën që festoi në Dall'Ara kundër Bolonjës së Mihajloviç, duke fituar 5-1 në një ndeshje të arkivuar tashmë që në pjesën e parë. Autogoli i Polit nisi goleadën e verdhekuqve për të vijuar me finalizimet e Dzeko, Pellegrini, Veretout dhe Mkhitaran para pushimit. Ideja e vetme nga Bolonja erdhi falë autogolit të ngathët të Cristante, kur rezulati ishte 3-0 për romanët.

Atalanta gjen përsëri një buzëqeshje në kampionat duke mposhtur Fiorentinën 3-0 në Gewiss Stadium. Një sukses i qartë për ekipin e Gasperini, i cili hoqi dorë nga Papu Gomez, i cili e kaloi të gjithë ndeshjen në stol. Golat për skuardrën e Atalantës u shënuan në minutën e 44 të nënshkruar nga Gosens, Malinovskyit në minutën e 55' dhe Toloi me kokë në 18'.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI