Flash

Video/ Joshua nxjerr KO Pulev, e synon unifikimin e titujve në boks: "Kush do të më shohë të mposht Fury?"

Lapsi.al 13 December 2020
Video/ Joshua nxjerr KO Pulev, e synon unifikimin e titujve në boks:

Anthony Joshua, anglezi me origjinë nigeriane kampion bote në peshat e rënda, ka mposhtur në Wembley Arena të Londrës, gjysëm të boshatisur (prezent vetëm 1 mijë spektatorë) për shkak të Covid, bullgarin Kubrat Venkov Pulev, ish-kampioni europian, interkontinental e internacional. Sfida, e përfunduar me KO në raundin e nëntë, i hap rrugën një dueli të paprecedent me Tyson Fury, që duhet të zhvillohet në 2021. Duke mundur Pulev, 39 vjec, Joshua ka ruajtur gjerdanët e tij të peshave të rënda (IBF, WBA, WBO e IBO) e tashmë ka mundësinë të luftojë për unifikimin e titujve kundër bashkëkombasit të tij Tyson Fury, kampion i WBC.

Përplasja mes "AJ" e "Mbretit të Ciganëve", i pamundur në 31 takime, trazon Anglinë dhe botën e boksit, edhe pse organizimi i ndeshjes paralajmërohet problematik nga pikëpamja financiare e normative.

Mes spektatorëve të djeshëm ishte edhe ish-boksieri Floyd Mayweather, 43 vjec, me një rekord prej 50 luftimesh e asnjë humbje, miku personal i Joshuas, që mori lehtësisht kontrollin e ndeshjes kundër bullgarit, duke insistuar me të majtën e tij. Vëmendja spostohet tani në mundësinë e duelit të shumëpritur me kampionin e WBC Fury në 2021. "Jam gati për cdo gjë. Kush do të shohë Anthony Joshua të ndeshet me Tyson Fury në 2021?" ka pyetur Joshua publikun mes duartokitjeve në fund të ndeshjes.

https://www.youtube.com/watch?v=wnaLPiT3rCw

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI