Flash

Superiore/ Partizani shkon në Shkodër, Kukësi ëndërron të marrë kreun

Lapsi.al 13 December 2020
Superiore/ Partizani shkon në Shkodër, Kukësi ëndërron

Kampionati është futur në fazën e tij të nxehtë, edhe për faktin se ngjeshja e renditjes i jep mundësinë kapërcimeve të rëndësishme skuadrave, edhe me vetëm një fitore. Për Vllazninë një test më shumë se i vështirë kundër Partizanit, nga i cili Kukësi shpreson të përfitojë për të marrë kryesimin e klasifikimit. Tirana ka mundësinë të lëshohet drejt vendeve të para, ndërsa dy skuadrat në krizë Teuta e Laci do të mundohen ta kalojnë në Niko Dovana.

Në krye të klasifikimit, shkodranët duken krejtësisht të rimëkëmbur pas humbjes së parë sezonale kundër Kukësit, Nga atëherë, Brdaric udhëhoqi skuadrën në dy fitore radhazi që e cojnë në përballjen me Partizanin në formën më të mirë mentale, por pa Dungën, sulmuesin e tyre kryesor, i impenjuar me cështjet burokratike të pasaportës në vendin e tij. Të kuqtë nuk janë në momentin më të mirë, me dy barazime radhazi, por në Loro Borici kanë ditur të bëjnë gjithnjë rezultat dhe Ilir Daja mund ti gëzohet faktit që skuadra e tij nuk humbet prej 6 ndeshjesh radhazi.

Me një sy në Shkodër qendron Kukësi, duke shpresuar se Partizani do të ndalojë Vllazninë dhe me një fitore në ndeshjen e tyre kundër Skënderbeut, formacioni i Skënder Gegës do të barazonte kuqeblutë me 13 pikë në krye të klasifikimit. Me katër fitore radhazi, veri lindorët ndryshuan imazhin për sezonin e tyre dhe tani kërkojnë të bëjnë pesë, kur përballë të jetë Skënderbeu i Ahamtajt, që nuk është i pakapërcyeshëm.

Tirana ka mundësinë e fitores së dytë radhazi, nën drejtimin e Nevil Dedes, për të nisur kështu ndjekjen e kreut, pas një fillimi më shumë se të vështirë. Bardheblutë do të luajnë kundër Apolonisë, që duhet thënë, mund të bëjë surpriza nëse neglizhohet. E njëjta skuadër e shkatërruar lehtësisht nga Partizani e Laci, ia bëri jetën të vështirë Kukësit, ndërsa mori fitoren e parë në kampionat kundër Skënderbeut në javën e fundit.

Në Niko Dovana Teuta e Laci, dy skuadra të projektuara për titull, përballen me vështirësi rezultatesh, në Lac madje edhe pankinash. Durrsakët nuk dinë të shënojnë, kanë vetëm 3 gola të realizuar në 7 ndeshje, më keq se gjithë të tjerët. Laci në anën tjetër ndryshon trajnerin për herë të tretë dhe në Niko Dovana prezantohet me Shpëtim Duron, duke shpresuar ta nisë më në fund si duhet.

I fundit në renditje, por me shumë polemika kundër arbitrimeve, Bylis do të presë Kastriotin, që duhet të reagojë pas humbjes së parë në kampionat kundër Vllaznisë. Skuadra e Ndreut deri tani ka qenë impresionuese, por duhet të tregojë karakter në një fushë të vështirë, ndaj një rivali në emergjencë pikësh, ku Dovedan e ka pankinën të lëkundur.

JAVA E 8-të

13/12/20

Tirana 13 : 45 Apolonia

Bylis 13 : 45 Kastrioti

Teuta 16 : 45 Laçi

Kukësi 16 : 45 Skënderbeu

Vllaznia 16 : 45 Partizani

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI