Flash

Benzema i lumtur për largimin e Ronaldos: "Më parë isha i detyruar të luaja për të"

Lapsi.al 8 October 2020
Benzema i lumtur për largimin e Ronaldos: "Më parë isha i

Në botën e futbollit ka qarkulluar gjithnjë mendimi se Cristiano Ronaldo është një lloj egoisti që dëshiron që gjithë reparti (ose e gjithë skuadra) të ketë si qëllim atë për ta ndihmuar të shënojë sa më shumë gola të jetë e mundur. Tani ka mbërritur edhe konfirmimi direkt. E ka ardhur nga një prej lojtarëve që kanë vendosur më shumë karakteristikat e tij në shërbim të kampionit portugez me koston e sakrifikimit të vetes: Karim Benzema, shok reparti i Cristianos në atë që, në fund, kanë qenë vitet e arta të Real Madrid, pas atyre në gjysmën e dytë të viteve '50.

I ftuar në emisionin "Universo Valdano", sulmuesi francez ka prekur edhe argumentin e raportit të tij me Cristiano Ronaldo: "Tek Lion luaja në një mënyrë krejt tjetër. Tani jam i lirë në fushë, më pëlqen të prek sa më shumë topin. Me Cristianon ndryshova stilin tim, luaja për atë. Kisha një që bëntë dyfishin apo trefishin e golave të mi e duhej të adaptohesha. Mendova që nuk do më kushtonte gjë, duhej vetëm të ndryshoja mënyrën time të të luajturit e ta pasoja tek ai. Lashë mënjanë shpirtin tim të sulmuesit", ka përfunduar Benzema.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI