Flash

Digjet një fermë në Patos

Një fermë blegtorale është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “29 Marsi” në Patos. S...

19:23

"Më mirë të kesh presion se mos të kesh fare": Xhimshiti do të harrojë Lituaninë, Abrashi i bën eko "ende e vuajmë"

Lapsi.al 8 October 2020
"Më mirë të kesh presion se mos të kesh fare":

Shqipëria mbyll përgatitjet për ndeshjen e parë kualifikuese, nga dy të tetorit, kundër Kazakistanit dhe bëhet gati për udhëtimin e të premtes drejt Almati. Mbi mendjen e lojtarëve vazhdon të peshojë performanca e bërë në shtator kundër Lituanisë, gjë që ka bërë që lojtarët të ndihen në presion, edhe pse për qendërmbrojtësin e Atalanta, Berat Xhimshiti është "më mirë të kesh presion se mos të kesh, por normal që duhet harruar ajo ndeshje dhe të bëjmë më mirë në ndeshjen e ardhshme, sidomos në ndeshjen e parë ndaj Kazakistanit pastaj me Lituaninë". Në konferencën për shtyp para ndeshjes lojtari ka folur edhe për një grup tashmë me lojtarë të rinj, në mungesë të atyre që nuk janë lejuar nga klubet të mbërrijnë në grumbullimin e kombëtares, për shkak të situatës pandemike: "Është një gjë që ka ndodhur edhe në vitet e tjera. Ka shumë talente në të gjithë shqiptarinë, që kanë shumë cilësi lojtarët, dhe këtë e kemi parë dhe në stërvitje por kanë akoma edhe shumë rrugë për të bërë. Është ndoshta edhe puna jonë, si e Abrashit edhe e imja, si me më shumë eksperiencë për t’i ndihmuar ata".

E pikërisht Amir Abrashi ka qenëruar në të njëjtën linjë, duke u munduar të lënë pas sa më shpejt humbjen befasuese në Tiranë me Lituaninë: "Ende e vuaj ndeshjen me Lituaninë, edhe të tjerët. Edhe e kemi detyrë, unë si i madh këtu, për të marrë dy fitore. Por ndeshja e parë është të dielën, marrim tre pikë dhe pastaj flasim për Lituaninë", ka përfunduar mesfushori që ka siguruar edhe për gjendjen e tij fizike - "Për momentin jam mirë, edhe për ndeshjen nuk ka problem, jam 100% i gatshëm".

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI