Flash

Digjet një fermë në Patos

Një fermë blegtorale është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “29 Marsi” në Patos. S...

19:23

Video/ Ronaldon e ndal traversa, Gjermania e shpërqendruar, ndërsa Franca turpëron Ukrainën

Lapsi.al 7 October 2020
Video/ Ronaldon e ndal traversa, Gjermania e shpërqendruar, ndërsa

Në 7 tetor të 18 viteve më parë Cristiano Ronaldo shënonte golin e tij të parë si profesionist: Sporting 3 Moreirense 0, goli i bjellorusit Kutuzov (në huzim nga Milan) e dygolësh i një të riu premtues 18 vjecar. Stadiumi ishte Alvalade, i njëjti ku këtë mbrëmje Cristiano Ronaldo udhëhoqi Portugalinë në miqësoren iberike kundër Spanjës. Në këto 18 vjet djaloshi që i bëri golat Moreirense u bë kryegolashënuesi i Champions, i Madrid, i Europianit, e shënuesi i dytë në historinë e kombëtareve në botë. Në Lisbonë përballë 2500 spektatorëve sfida me Spanjën përfundoi 0-0, me dy traversa të Portugalisë (një e Ronaldos, që me kombëtaren shënonte prej 7 ndeshjesh radhazi) e dy pritje të mëdha të Rui Patricio. Pas 42 ndeshjesh radhazi ku shënonte të paktën një gol, Spanja nuk ia doli të realizonte.

Kundër Meksikës, në të parën me De Boer në pankinë, Hollanda humbet 0-1. Rastet më të rrezikshme, që në fillimi, i krijojnë meksikanët, që në 15 minutat e para shkuan pranë avantazhit, por si Jimenez ashtu dhe Corona ishin të pasaktë para portës. Në të 60' erdhi momenti vendimtar, ku Meksika gjeti golin: Jimenez transformoi penalltinë e shkaktuar nga Ake. Nuk kishte një reagim të vërtetë nga hollandezët, me të besuarit e De Boer, që e patën të vështirëtë krijonin rastet e tyre.

Turqia barazoi 3-3 me Gjermaninë (pa lojtarët e Bayern): Panzerat zhbllokuan ndeshjen në fund të pjesës së parë me Draxler, i shërbyer mirë nga Havertz. Në të 50' erdhi barazimi i turqve: Tufan, rreth 20 metra nga porta, rrotullohet e befason Leno me një goditje precize. Gjermania reagoi menjëherë duke u përgjigjur me debutuesin Neuhaus, që bëri 2-1 në të 58', duke qendruar i ftohtë para portierit kundërshtar, pas një kombinimi me Havertz. Në të 67' barazoi Karaca, që i rrëmbeu topin Neuhaus përpara se të mposhte Lenon. Avantazhi i tretë i Gjermanisë mban firmën e Waldschmidt, 9 minuta nga fundi, por Turqia shfrytëzoi një mungesë përqendrimi të mbrojtjes gjermane, për të fiksuar 3-3 përfundimtar me anë të Karaman.

Polonia, edhe pse pa Lewandowski, fitoi 5-1 kundër Finlandës: realizoi tregolësh Grosicki (West Brom), në gol edhe Piatek e Milik. Kroacia shkon të fitojë 2-1 me përmbysje kundër Zvicrës. Golit të Gravanovic iu përgjigjën Brekalo e Pasalic. Sllovenia mposhti 4-0 San Marino, Austria u imponua 2-1 ndaj Greqisë, Italia luajti tenis me Moldavinë, ndërsa Franca turpëroi 7-1 Ukrainën...

INTERNATIONAL - FRIENDLIES

Nicaragua 0 - 0 Guatemala

Zambia 1 - 0 Malawi

Cyprus 1 - 2 Czech Republic

Denmark 4 - 0 Faroe Islands

Estonia 1 - 3 Lithuania

Malta 2 - 0 Gibraltar

Montenegro 1 - 1 Latvia

Luxembourg 1 - 2 Liechtenstein

Austria 2 - 1 Greece

Andorra 1 - 2 Cape Verde

Germany 3 - 3 Turkey

Italy 6 - 0 Moldova

Netherlands 0 - 1 Mexico

Poland 5 - 1 Finland

Portugal 0 - 0 Spain

Slovenia 4 - 0 San Marino

Switzerland 1 - 2 Croatia

France 7 - 1 Ukraine

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI